''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1016 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


17 May 2012

Pesë zyrtar të lartë i shmangen Konfliktit të Interesit

Agjencia kundër Korrupsionit ka mbyllur pesë raste të zyrtarëve të lartë publik, pasi që ata ishin në konflikt të interesit. Të pesë zyrtarët e lartë iu përgjigjën pozitivisht kërkesave të Agjencisë kundër Korrupsionit për të t'iu shmangur Konfliktit të Interesit në të cilën ndodheshin, duke ushtruar kështu paralelisht funksionin publik dhe duke udhëhequr biznese private, gjë e cila ndalohet me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.

Zyrtarët e lartë të cilët pas kërkesës së Agjencisë kanë hequr dorë nga menaxhimi i bizneseve të tyre, duke respektuar kështu Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit janë:Teuta Sahatqija Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli Ministër për Diasporën në Qeverinë e Kosovës, Murat Meha Drejtor i Bordit në NPH “Ibër Lepenci” , Edon Cana Sekretar i përhershëm në Ministrin e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës , Nail Reshidi ish Prodekan në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.


Pasi të gjithë zyrtarët e lartë përmendur kanë respektuar afatet ligjore për shmangien e Konfliktit të Interesit dhe iu janë shmangur atij, Agjencia ka marr vendime përmbyllëse për secilin rast.
Në vazhdim gjeni në formatin pdf të gjitha vendimet së bashku me arsyetimet e Agjencisë për secilin rast.

Kthehu tek lajmet tjera