''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1014 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


11 May 2012

EULEX-i hedhë poshtë shpifjet e “Çohu”;-t

Prishtinë, 11 maj 2012 - Prokuroria e EULEX-it ka hedhur poshtë si të pavërteta dhe të pa argumentuar kallëzimin penal të “organizatës politike Çohu”, mbi pretendimet e saj kundër 
z. Hasan Preteni drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit.

Kjo organizatë paraprakisht përmes një show medial, - më 22 shkurt pati dërguar në prokurorin e EULEX-it në Prishtinë kallëzimin penal kundër z Preteni nën pretendimet e tyre se gjoja paska bërë shpërdorim të pozitës zyrtare. Agjencia kundër Korrupsionit por edhe vetë z Preteni i patën kundërshtuar kategorikisht të pavërtetat e “organizatës politike Çohu” si dhe një të ashtuquajture Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese të pavërtetat e tyre që i publikuan përmes një konference për shtyp ku përhapën një mori të pa vërtetash dhe insinuatash me qëllim të dëmtimit të imazhit dhe autoritetit të Agjencisë dhe drejtorit të saj.

Përmes një njoftimi zyrtar adresuar Agjencisë një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Prokuroria e i EULEX-it duke vendosur kështu ta mbyll rastin e ankesës së Çohu-t dhe të QKGH-së mbi pretendimet e tyre të pavërteta dhe shpifëse ndaj Agjencisë dhe drejtorit të saj z Hasan Preteni. 

“ Pas rishqyrtimit të plotë të rastit, prokurori i EULEX-it nuk ka gjetur asnjë evidencë për ta konfirmuar akuzën nga OJQ-ja. Gjetjet e prokurorit tregojnë se z. Preteni nuk ka kryer ndonjë vepër penale, kështu qe i ka deklaruar akuzat ndaj tij si të pa baza” ka thënë zyrtarisht EULEX-i 

Para hiq më shume se dy muaj konkretisht më 7 mars 2012 Gjykata Kushtetuese e pati hedhur poshtë edhe një pretendim sulmuese dhe të pabazë ndaj Agjencisë nga ana e Çohu-t kur kjo e fundit kishte kërkuar interpretim kushtetues mbi një memorandum bashkëpunimi mes Prokurorisë së Shtetit dhe Agjencisë. 

Kjo organizatë për një kohë të gjatë ka vazhduar dhe po vazhdon të sulmojë Agjencinë dhe të shantazhoi drejtorin e saj, madje duke i ndërhyrë edhe në privatësinë e tij. 

Më 16 shkurt në një konferencë për media Lorik Bajrami dhe Artan Demjaha përfaqësues Çohu-t dhe Besnik Boletini nga e ashtuquajtura Qendra e Kosovës për Gazetari Hulumtuese, përmes formës më të pa moralshme dhe të ulët shpërndan të pavërtetat e një “gjetje” të tyre se kinse Agjencia kishte falsifikuar deklaratat zyrtare mbi pasuritë e disa anëtarëve të parlamentit të Kosovës. 
Për të gjitha të pavërtetat, sulmet, shantazhet, dhe shpifjet e qëllimshme të kësaj organizate ndaj institucionit dhe z Preteni Agjencia tashmë ka deponuar padi civile në gjykatën Komunale në Prishtinë. 

Agjencia kundër korrupsionit inkurajon të gjitha mediat dhe shoqërinë civile që të jenë pjesë e përbashkët e përpjekjeve të saj në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit në Kosovë.
Pavarësisht gjithë këtyre sulmeve dhe presioneve të organizatës në fjalë, Agjencia është e vendosur dhe e palëkundur që me përkushtimin më të madh të realizojë misionit të saj ligjor dhe kushtetues në luftimin dhe parandalimin e Korrupsionit.

Kthehu tek lajmet tjera