Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1012 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


02 May 2012

Sqarim

E plotësuar 

Prishtine 02 maj 2012 - Në kuadër të rregullimit të gabimeve teknike që kanë mund të ndodhin gjatë procesit të deklarimit të pasurisë, Agjencia njofton se ish zyrtarja e lartë publike Hydajete Muharremi e cila ka qenë e angazhuar në Agjencinë e Laboratorit të Forenzikës në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme e ka deklaruar pasurinë e saj gjatë muajt shkurtë në momentin kur është larguar nga pozita e drejtorit të Departamentit. 

Mirëpo pika kontaktuese e kësaj Ministrie me Agjencinë e ka futur sërish personin në fjalë dhe si rrjedhojë emri i saj është publikuar si zyrtare që nuk e ka deklaruar pasurinë.

Më datën 25 prill Agjencia ka pranuar një letër përmes pikës kontaktuese se zyrtarja në fjalë tash më është në një pozitë tjetër që në bazë të ligjit nuk e ka të obliguar deklarimin e pasurisë. 
Prandaj Agjencia menjëherë e ka bërë evitimin e gabimit nga Lista e ardhur nga pika kontaktuese në bazë të së cilës edhe është bërë publikimi i emrave.

Prishtine 18 prill 2012 - Agjencia kundër korrupsionit dëshiron të njoftojë se gjatë procesit të kontrollimit të formularëve të deklarimit të pasurisë ka gjetur dy raste me emrat e zyrtarëve të cilët janë në listën e atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë kurse në fakt ata e kanë bërë deklarimin e pasurisë.

Fjala është për Muahamed Krasniqin nga zyra e kryeministrit. Z Krasniqi e ka bërë deklarimin e pasurisë me datën 29 mars 2012 por për shkak të numrit të madh të formularëve Agjencisë iu është përvjedhur ky lëshim. Pastaj rasti tjetër është për Sadri Emerllahu i cili ka qenë në listën e dy institucioneve, në listën e Ministrisë së Drejtësisë dhe në atë të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar. Agjencia e pati regjistruar njërën pozitë kurse për pozitën tjetër e patëm të paqartë nëse bëhet fjal për të njëjtin person. Z Emerllahu e ka konfirmuar se fjala është për të njëjtin person.

Agjencia në njoftimin e saj kur bëri publike emrat e atyre që nuk e ka deklaruar pasurinë pati tërhequr vërejtjen për mundësin e lëshimeve teknike si rezultat i numrit të madh të formularëve. Prandaj kërkojmë falje nga dy zyrtarët e lartë publik për këtë lëshim teknik.

Kthehu tek lajmet tjera