''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1009 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


23 April 2012

Reagim ndaj gazetës Lajm

Prishtinë 20 Prill 2012 - Agjencia kundër korrupsionit i demanton fuqishëm raportimet e disa mediave kosovare se gjoja Hasan Preteni drejtori i saj është duke u hetuar penalisht nga misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë EULEX. 

Gazeta “Lajm” në numrin e sotëm ( 20 prill 2012), përmes kryeartikullit “EULEX-i heton Pretenin” me tendencë skandaloze ka dezinformuar publikun dhe ka shtrembëruar skajshmërisht faktet dhe të vërtetën. E vërteta e këtij rasti është se z Preteni nuk është objekt i ndonjë hetimi penal, por thjeshtë ka qenë pjesë e një intervistimi nga zyrtarët e Policisë së Kosovës si reflektim i një ankese të bërë nga ana e organizatës Çohu, ku pjesë e intervistimit po ashtu kanë qenë edhe vetë aktivistët e organizatës Çohu 

Për saktësi të rastit komenti I EULEX-it adresuar gazetës në fjalë ka qenë: -“EULEX mund të konfirmojë se anëtarët e OJQ-së ÇOHU dhe Hasan Preteni janë intervistuar. Tema e intervistës ishte e lidhur me një ankesë të paraqitur nga OJQ-ja kundër kreut të Agjencisë Anti-Korrupsion”. Ky ka qenë komenti I EULEX-it dhe po ashtu kjo është e vërteta.


Për tej kësaj gazeta në fjalë shkon edhe më larg duke e ndërlidhur mungesën e prezencës së z Preteni në Komisionin për Buxhet dhe Financa si rrjedhojë e “hetimeve” të pretenduara nga gazeta. Në fakt është e vërtetë se ai ka qenë në polici në stacionin policorë në veri në “Kodrën e Trimave” në takim me komandantin e stacionit policorë kapiten Bashkim Spahiun. Mirëpo jo si i dyshuar por krejtësisht në rolin e paditësit. Është e drejtë e çdo kujt të ushtrojë kallëzime penale, por rasti në fjalë është shpifje e drejtuar kundër një institucioni dhe drejtorit të saj me qëllim që organizata Çohu të sigurojë donacion.
Agjencia kundër korrupsionit garanton qytetarët e Kosovës, se kurrë në asnjë rast në AKK, nuk ka pasur shkelje ligjore apo dëmtim buxheti, nuk do të ketë as në të ardhmen. Shpifjet e individëve dhe organizatave të ndryshme, bëhen me qëllime të interesit privat ose klanor, por të gjitha këto janë të kota. Misioni i AKK-së është i pa lëkundur edhe përkundër kërcënimeve dhe shantazheve që z Preteni personalisht ka marr nga dy aktivist të organizatës në fjalë.


Agjencia do ti përdorë të gjitha mjetet ligjore në kërkim të të vërtetës në raport me gazetën Lajm. 

Kthehu tek lajmet tjera