Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1008 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


12 April 2012

Më shumë se 91.71 përqind e zyrtarëve publikë e kanë deklaruar pasurinë

PRISHTINË, 11 PRILL 2012 - Më shumë se 91.71 për qind e zyrtarëve të lartë publikë e kanë deklaruar pasurinë e tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit, brenda afatit ligjor. Ky proces është obligativ sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtarë.


Sipas këtij ligji numri i zyrtarëve të lartë publik të cilët kanë pasur për obligim ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit ka qenë 3657. Nga ky numër i tërësishëm obligimin ligjor e kanë përmbushur 3354 ose 91.71%, ndërsa numri i atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë është 261 zyrtarë të lartë publikë. Gjashtë zyrtar të lartë kanë ofruar dëshmi që gjenden jashtë vendit apo janë të sëmurë, kurse numri i atyre të cilët e kan deklaruar pasurin pas afatit ligjor saktesisht deri me datën 11.04.2012 është gjithsej 36.


Ndryshe, bazuar në nenin 17 të ligjit në fjalë AKK-ja është e obliguar që të inicioj procedurë kundërvajtëse për të gjithë zyrtarët të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë ashtu siç e përcakton ligji në fjalë.

Për më tej, duke pasur parasysh numrin e zyrtarëve të lartë publik të cilët kanë pasur për obligim deklarimin e pasurisë, dhe dorëzimin e formularëve për deklarim të pasurisë ditëve të fundit në Agjencinë kundër Korrupsionit mund të ketë lëshime gjatë evidentimit në lista, andaj kërkojmë nga zyrtarët e lartë publik që të na njoftojnë me kohë dhe ti përmirësojmë lëshimet eventuale të bëra në listën e publikuar për mos deklarim të pasurisë.


Shkarko listën e zyrtarëve të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë


Shkarko listën e zyrtarëve të cilët e kanë deklaruar pasurinë pas afatit ligjor


Shkarko listën e zyrtarëve të cilët e kanë njoftuar Agjencinë se gjinden jashtë vendit ose janë të shtrirë në spital


Shkarko tabelën me të dhënat statistikore

Kthehu tek lajmet tjera