''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1006 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


28 February 2012

AKK publikojë raportin vjetor

Prishtinë 28 mars 2012 - Agjencia kundër korrupsionit publikojë sot raportin e vjetor të punës së saj, ndërsa del se ndërmarrjet publike janë institucionet më të korruptuara në Kosovë.


Drejtori i AKK-së Hasan Preteni në konferencën për shtyp ku prezantoj raportin tha se edhe gjatë vitit 2011 rastet më të shpeshta që janë trajtuar për korrupsion në institucionet kosovare janë ato ndaj ndërmarrjet publike dhe kryesisht në fushën e prokurimit.

Gjatë vitit 2011 Agjencia ka trajtuar 160 raste për korrupsion, ndërsa prej këtij numri total 60 rasteve i takojnë kategorisë së ndërmarrjeve publike, pason pushteti lokal me 56 raste, Qeveria e Kosovës me 30 raste, gjykatat me 11 raste dhe prokurorit me 3 raste. 

Procedura e hetimeve paraprake të kryera nga Agjencia ka rezultuar me denoncim në prokurorit e Kosovës të 121 zyrtarëve të lartë publik. Pozitat institucionale të këtyre personave të dyshuar për korrupsion janë:


Pesë Kryetar komune dhe ish kryetar komune, një Kryesues i Kuvendit Komunal, dy gjyqtarë dhe ish gjyqtarë, një ish prokurorë, një sekretar i përgjithshëm i Ministrisë, një kryesues bordi të drejtorëve të ndërmarrjeve publike, një kryeshef agjencie, dy kryeshefa ekzekutiv të ndërmarrjeve publike, një zyrtar i financave dhe thesarit në ndërmarrje publike, një drejtor menaxhues i kompanisë rajonale, një zyrtarë kryesor financiar i thesarit i kompanisë rajonale, gjashtë drejtor të departamentit të prokurimit niveli qendror, tetëmbëdhjetë anëtarë të komisionit për vlerësimin e ofertave të prokurimit publik niveli qendror, dy drejtor të departamentit niveli qendror, një shef divizioni niveli qendror, gjashtë drejtor dhe ish drejtor të drejtorisë (zyrës) së prokurimit niveli komunal, tre drejtor dhe ish drejtor i drejtorisë niveli komunal, nëntë anëtarë të komisionit komunal për vlerësimin e ofertave të prokurimit publik dhe dymbëdhjetë anëtarë të komisionit komunal për vlerësime tjera, tre anëtarë të komisionit komunal për mbikëqyrje projekti, një menaxher i zyrës komunale për komunitete, një zyrtarë certifikimi niveli komunal, gjashtë zyrtarë nga lëmia e prokurimit publik, një menaxher i projekteve niveli qendror, si dhe tridhjetë e pesë zyrtarë tjerë.

Drejtorit i AKK-së z Preteni tha se edhe gjatë vitit 2011 publiku nuk ka hezituar që ti denoncoi të korruptuarit, por gjykimet e tyre ende vazhdojnë të jetë një problem i pa tejkaluar. 

AKK gjithashtu gjatë periudhës raportuese ka proceduar 5 raste në organet kompetente administrative me kërkesë për fillimin e procedurës disiplinore kundër 7 personave zyrtarë të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Pozitat e personave zyrtarë të institucioneve në këto raste janë: një ish sekretar i institucionit arsimor, një inspektor niveli qendror, një menaxher prokurimi komunal, një drejtor i drejtorisë komunale të arsimit, një drejtor i shkollës së mesme, dy mësimdhënës të shkollës së mesme.

Struktura e veprave penale të përcjella në institucionet kompetente, është si në vijim: 
Shpërdorim i Pozitës Zyrtare ose i Autorizimit- Sipas figurës së veprës penale në fjalë janë AKK ka përcjell 33 informata dhe kallëzime penale të kësaj natyre. Ndërsa, sipas institucioneve shpërndarja është: 13 Pushteti Lokal, 9 Qeveria, 11 Institucionet tjera.

Shkarko raportin si PDF

Kthehu tek lajmet tjera