Bazuar në kompetencat e Divizionit për Mbikëqyrjen e Pasurisë të parapara në nenin 5 paragrafi 1.6 të Ligjit me nr. 03/L-159 për Agjencinë kundër Korrupsionit, si dhe në Ligjin Për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publik nr. 03/L – 151 i cili është miratuar nga Kuvendi i Kosovës me 11 shkurt 2010 dhe i dekretuar nga Presidenti i Kosovës me datë 02.07.2010 fillimisht Agjencia ka përgatitur formularin për deklarim e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë konform ligjit te larte përmendur.
Agjencia ka pranuar listat e zyrtarëve të lartë publik nga institucionet e Republikës së Kosovës , dhe kemi shpërndarë formularin për deklarim të gjithë zyrtarëve kontaktues nëpër institucione te Republikës s e Kosovës.
Të gjithë Zyrtarët kontaktues kanë njoftuar se e kanë shpërndarë formularin për deklarim të pasurisë të gjithë zyrtarëve të lartë publikë.
Sipas Ligjit Për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publik nr. 03/L – 151, afati i rregullt vjetor për deklarimin e gjendjes së pasurisë së zyrtarëve të lartë publik është 31 mars 2010.
Në bazë të listave të cilat i kemi pranuar nga institucionet përkatëse për vitin 2010 janë evidentuar 1560 zyrtare të lartë të cilët janë të obliguar të bëjnë deklarimin e pasurisë.
Deri me datën 31 mars 2010 këtij obligimi ligjor ju kanë përgjigjur 1374 apo 88.07 % e zyrtarëve të lartë publikë.
Gjatë muajit prill dhe maj Agjencia ka bërë selektimin,skanimin dhe kontrollin paraprak të formularëve për deklarim të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë dhe i kemi publikuar në ueb faqen e internetit të Agjencisë.
Deri më datën 1 qershor nga numri i përgjithshëm që kanë pasur për obligim deklarimin e pasurisë, vetëm 69 zyrtar të lartë publik nuk e kanë deklaruar pasurinë.
Agjencia ka iniciuar procedurën kundërvajtëse ndaj këtyre zyrtarëve të lartë publikë konform Ligjit Për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publik nr. 03/L – 151.