''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

386 - Cmimi_per_gazetari Single_page | AKK

Kendi i shtypit

18 June 2013

Çmimi për Gazetari Kundër Korrupsionit 2013


https://akk-ks.org/assets/cms/uploads/images/K%C3%ABndi%20i%20shtypit/Fotogaleria/Poster_JournalismAward_akk_118112011.png

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Agjencionin Kundër Korrupsionit në Kosovë (AKK) kanë kënaqësinë të shpallin të hapur Konkursin për Çmim për Storien më të Mirë në Gazetari për Transparencë dhe Kundër Korrupsionit – të botuar apo të transmetuar në periudhën ndërmjet 9 dhjetorit 2012 deri më 25 nëntor 2013.

Kjo nismë është një mundësi për të vlerësuar publikisht kontributin e gazetarëve që nëpërmjet storieve të tyre merren me çështjen e korrupsionit dhe ndikojnë në sjellje transparente dhe të ndershme.

Kategoritë e Çmimit për Storien më të Mirë në Gazetari për Transparencë dhe Anti-Korrupsion janë:

  • 1) Storia më e mirë televizive - Çmimi për storien më të mirë të transmetuar nga cilido stacion televiziv në mbarë Kosovën
  • 2) Storia më e mirë në shtyp - Çmimi për storien më të mirë të publikuar në gazetë apo revistë në mbarë Kosovën
  • 3) Storia më e mirë “online” - Çmimi për storien më të mirë të publikuar në mediat online në Kosovë
  • 4) Storia më e mirë në radio - Çmimi për storien më të mirë të transmetuar nga cilido prej radiostacioneve në mbarë Kosovën

Të gjitha storiet e botuara ose të transmetuara prej datës 9 dhjetor 2012 deri më 25 nëntor 2013 kanë të drejtë të konkurrojnë për këto çmime. Të interesuarit për të aplikuar për njërin nga çmimet ose ata që rekomandojnë ndonjë storie/autor, duhet të dorëzojnë pesë kopje në CD ose pesë kopje të stories origjinale të botuar në shtyp dhe një përmbledhje të shkurtër në anglisht. Afati për dorëzimin e storieve është e hënë, 02 dhjetor 2013. Aplikacionet duhet të dorëzohen në zarfe të mbyllura duke shënuar “Për konkursin për Çmimin për Gazetari Kundër Korrupsionit” në zyrën e pranimit në objektin e UNDP-së, në Arbëri (Dragodan) Rr. Zagrebit nr. 39.
Storiet do të shqyrtohen nga një panel i përbërë nga gazetarë me përvojë dhe korrespondentë afatgjatë të mediave të huaja në Kosovë dhe përfaqësues të organizatave vendore. Fituesit do të shpallen në një ceremoni zyrtare, e cila do të mbahet më 09 dhjetor 2013.