''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

942 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


17 June 2010

Raport per Pranimin e Dhuratave

Sipas nenit 11 paragrafi 5 të Ligji për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave, të Zyrtareve të Lartë Publik, të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës janë të detyruara të mbajnë katalogun e dhuratave dhe ti dërgojnë kopjet e katalogëve për vitin paraprak në Agjencinë kundër Korrupsionit deri më 31 mars të vitit vijues për vitin paraprak.

Brenda këtij afatit ligjor, Agjencia ka pranuar kopjet e katalogëve të dhuratave nga 9 institucione të Republikës së Kosovës.

Institucionet të cilat kanë dorëzuar kopjet e katalogut të dhuratave janë:

  1. Presidenca e Republikës së Kosovës ,
  2. Kuvendi i Kosovës,
  3. Gjykata Kushtetuese e Kosovës,
  4. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ,
  5. Ministria e Ekonomisë dhe Financave,
  6. Komuna e Gjakovës,
  7. Komuna e Pejës,
  8. Autoriteti i Aviacionit Civil,
  9. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve .

Të dhënat e specifikuara lidhur me katalogët e dhuratave sipas institucioneve që i kanë dorëzuar në Agjencinë kundër Korrupsionit janë të paraqitura në tabelën në vijim:

Tabela. Pasqyrë e përgjithshme mbi dorëzimin e kopjeve të katalogëve të dhuratave.

 

Nr Institucionet Numri i dhuratave të deklaruara Formale Të rastit
1 Presidenca 12 12 0
2 Kuvendi i Kosovës 18 18 0
3 Gjykatat Kushtetuese 2 2 0
4 MASHT-i 1 0 1
5 MEF-i 1 0 1
6 Komuna e Gjakovës 1 1 0
7 Komuna e Pejës 4 1 3
8 Autoriteti i Aviacionit Civil 5 2 3
9 Komisioni qendror i zgjedhjeve 1 1 0

 

Ndërsa, nga Institucionet tjera të Republikës së Kosovës, kemi pranuar shkresa njoftuese, se zyrtarët nga institucionet e tyre nuk kanë pranuar dhurata as formale e as të rastit.

Institucionet të cilat kanë njoftuar se nuk kanë pranuar dhurata janë:

  1. Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës
  2. Ministria e Administratës Publike
  3. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal
  4. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
  5. Ministria e Drejtësisë
  6. Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës
  7. Ministria për Komunitet dhe Kthim
  8. Ministria e Energjisë dhe Minierave
  9. Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit
  10. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
  11. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
  12. Ministria e Punëve të Brendshme
  13. Ministria e Punëve të Jashtme
  14. Ministria e Shëndetësisë
  15. Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit
  16. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
  17. Këshilli Gjyqësor i Kosovës
  18. Gjykata Komunale për Kundërvajtje Kamenicë
  19. Gjykata Komunale Kamenicë
  20. Agjencia e Prokurimit Publik
  21. Agjencia Kosovare e Privatizimit
  22. Organi Shqyrtues i Prokurimit
  23. Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale
  24. Komisioni i Prokurimit Publikë
  25. Instituti Gjyqësor i Kosovës
  26. Institucioni Avokati i Popullit
  27. Banka Qendrore e Kosovës
  28. Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit
  29. Autoriteti i Aviacionit Civil
  30. Zyra e Rregullatorit për Energji
  31. Zyra e Rregullatorit për Ujë dhe Mbeturina
  32. Komuna e Deçanit
  33. Komuna e Ferizajt
  34. Komuna e Gjakovës
  35. Komuna e Gjilanit
  36. Komuna e Gllogocit
  37. Komuna e Graçanicës
  38. Komuna e Junikut
  39. Komuna e Kamenicës
  40. Komuna e Kaçanikut
  41. Komuna e Lipjanit
  42. Komuna e Malishevës
  43. Komuna e Mitrovicës
  44. Komuna e Podujevës
  45. Komuna e Prishtinës
  46. Komuna e Rahovecit
  47. Komuna e Skenderajt
  48. Komuna e Suharekës
  49. Komuna e Vushtrrisë
  50. Komuna e Istogut.

Kthehu tek lajmet tjera