''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

900 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


01 December 2008

Fjala e Z. Preteni në Tryezën e rrumbullakët me temën: ”;Inicimi i hartimit të strategjisë kundër krimit të organizuar 2009 - 2011”; e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme

Të nderuar të pranishëm

PRISHTINË 1 DHJETOR 2008 - Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, është një nevojë imediate dhe me arsye të plotë duhet të jetë në qendër të vëmendjes dhe angazhimit të institucioneve shtetërore të Kosovës.


Mendojë se tani është momenti i duhur për te hartuar dhe pasur një strategji kombëtare kundër krimit të organizuar, një strategji te mirëfilltë dhe te detajuar që fuqimisht do të mund të implementohej;


Jemi në një periudhë kur krimi I organizuar ka marr përmasat shqetësuese, prandaj është shumë me rëndësi parandalimi dhe luftimi I kësaj dukurie.


Është shume me rëndësi që dokumentet e tilla të mos kapërcehen por ta kenë mbështetjen e duhur nga te gjithë aktoret e faktorët relevant si vendas ashtu edhe ata ndërkombëtare, - jo vetëm për hartimin e strategjive por dhe për zbatimin e duhur te tyre.


Për të realizuar me sukses çdo detyrë dhe përgjegjësi që del nga objektivat e misionit të të gjithë mekanizmave vlerësojë se duhet angazhim serioz I të gjithë neve dhe në këto drejtime.

 

• Plotësimin e nomenklaturës ligjore të lëmis; 
• Institucionet që kanë për mision luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të fuqizohen duke ju siguruar: - mision të qartë dhe buxhet të mjaftueshëm.

 

Unë përshëndes iniciativën për nxjerrjen e një dokumenti politikash që rregullon një segment shumë të ndjeshëm.

 

Me nxjerrjen e këtij dokumenti, baza juridike për veprimet e institucioneve që kanë për mision luftën kundër krimit të organizuar do të fuqizohet dukshëm.

 

Megjithatë, dëshirojë që nxjerrja e këtij dokumenti të mos e ketë fatin e një dokumenti tjetër - është fjala për Strategjinë Kosovare kundër Korrupsionit. Sado që dokumenti në fjalë është punuar me një përkushtim dhe mund të madh nga grupet punuese të udhëhequra nga AKK-ja, dhe është dorëzuar në fillim të shtatorit 2008 në Qeverinë e Republikës, ky dokument ende nuk është proceduar në Kuvend.

 

Dua të them se lufta kundër korrupsionit shkon paralelisht me luftën kundër krimit te organizuar prandaj është esenciale mbështetja qe kërkojmë ne për përshpejtimin e procedurave për shqyrtimin dhe aprovimin e ligjit te ri kundër korrupsionit dhe strategjisë kundër korrupsionit 2009-2011.

T

ë nderuar të pranishëm

 

Më lejoni që të shfrytëzojë këtë takim për një thirrje të përgjithshme tek organet kompetente që të përshpejtojnë procedurën e miratimit të dy draft ligjeve substanciale dhe shumë të nevojshëm për punë të suksesshme të AKK-së, bëhet fjalë për Ligjin për


• Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurisë sidhe 
• Amandamentimin e Ligjit Kundër Korrupsionit 

Nxjerrja e këtyre ligjeve është paraparë edhe me dy dokumente tjera të Qeverisë që janë: 

• Programi qeveritar mbi parandalimin e ekonomisë jo formale sidhe 
• Plani i veprimit për partneritet evropian.
Përkundër kësaj ne ende nuk e dijmë nëse një gjë e till ka filluar të procedohet.

 

Në fund dëshirojë të shpreh gatishmërinë tonë të plotë për pjesëmarrje aktive të Agjensionit në përpilimin e këtij dokumenti shumë të rëndësishëm

J

u faleminderit për vëmendje

Kthehu tek lajmet tjera