''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

888 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


08 March 2008

Drejtori i AKK-së mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Kundër mashtrimit dhe korrupsionit”;

Prishtinë, 8 mars 2008 - Drejtori Agjensionit Kosovar Kundër Korrupsionit z Hasan Preteni u kthye nga Stokholmi i Suedisë, pasi që mori pjesë në konferëncën dy ditore ( 5 - 6 mars 2008) “ Kundër mashtrimit dhe korrupsionit”; e organizaur nga “The Polar Star”;. 

Në këtë konferëncë në të cilën morën pjesë përfaqësues të shumë insitucioneve dhe organizatave që merren me luftimin e korrupsionit u diskutuan shumë tema: - Trajtimi kreativ i luftës kundër korrupsionit;- Parandalimi dhe hulumtimi i korrupsioni;- A kemi strategji te mirëfilltë ne luftën kundër korrupsionit;- Bashkëpunimi - a duhet te punohet me njerëz te gabueshëm; - Hulumtimi dhe detektimi;- Llogaridhënia; - Parandalimi i mashtrimit dhe menaxhimi i biznesit; - Shembuj te ndryshëm te mashtrimit dhe korrupsionit ne ndërmarrjet e mëdha private (pune studimore); - Njerëzit e duhur për misione te duhura; - Shfrytëzimi i mekanizmave qeveritar për te luftuar korrupsionin, Ishin temat në të cilat ligjeruan persnalitete të rëndësishme që përfaqësojnë organizatat dhe insitucionet relevante anti-korrupsion në gjithë botën. 

Pas kthimit z Preteni tha se në këtë konferënc u trajtuan tema shume te rëndësishme.
“Te gjitha temat e trajtuara u mbuluan me shume shembuj konkret.. Interesante dhe shumë te frytshme ishin prezantimet e personave qe ushtronin detyra ne institucionet e specializuara për identifikimin dhe luftimin e mashtrimit dhe korrupsionit”; tha ai. Preteni shtojë se vlerësimet e zyrtarëve te Transparency International (TI) ishin shume te frytshme. “Gjate punës si dhe ne kontaktet direkte me anëtaret e kësaj konference tentova qe te sensibilizoj sa me shume çështjen e Kosovës dhe misionin e AKK-se, zyrtaret e auditimit te Australisë dhe Irlandës Veriore ofruan gatishmëri për mbështetje konkrete te AKK-se. Interesim te veçanet shprehen edhe zyrat e auditimit te Finlandës dhe Norvegjisë, edhe pse me misione te ndryshme mendoj se vazhdimi i kontakteve me këto institucione do te na sjell dobi”; tha z Preteni 

Kthehu tek lajmet tjera