''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

885 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


12 February 2008

RAPORT PER MEDIA

PRISHTINË, 12 shkurt 2008- Gjatë gjithë vitit Agjensioni Kosovarë Kundër Korrupsionit me shumë vëmendje ka përcjellë të gjitha informacionet që ka marr për raste të ndryshme abuzive. Shumë prej tyre janë hetuar ndërsa janë deponuar në prokurorit e Kosovës. Rastet janë nga më të ndryshmet. Ne po japim disa raste, por për shkak të ruajtjes se besueshmërisë së burimit dhe për shkak se rastet janë në procedurat hetimore të prokurorisë jemi të detyruar t'ju shmangemi të dhënave personale të atyre që pretendohen se kanë qenë të përfshirë në rastet në fjalë.


• Konflikti I interesit

Në disa raste zyrtarët e lartë institucional për Këshilltar të tyre kanë pranuar personat që janë pronar të kompanive të ndryshme që ushtrojnë veprime fitimprurëse. Këshilltarët posa të emërohen në detyrën e re pronësinë e firmës ua kalojnë dikujt tjetër në mënyrë fiktive. Në këto raste fushëveprimi I firmës së këshilltarit është ngushtë I lidhur me realizimin e projekteve të institucionit ku këshilltari angazhohet. Me këto veprime krijohen favore të paligjshme dhe hapet mundësia për korrupsion.


• Keqpërdorim I pozitës zyrtare

Rastet që I takojnë këtij fenomeni nuk kanë qenë në lidhje zingjirore, por kanë trashëguar njëra tjetrën. 

Një drejtor I një shkolle ka rritur numrin e nxënëseve me qëllim të marrjes së fondeve më të mëdha nga buxheti I Kosovës.

Udhëheqësi I një institucioni publik, nga buxheti I institucionit që ai udhëheqë ka ndarë në mënyrë të paligjshme për mikun e vetë të partisë, një shumë të caktuar të mjeteve për shërim estetik (zbukurim të dukjes) të tij jashtë vendit. Kjo e vështirëson shumë mundësin e qytetarëve tjerë të rëndomtë të cilët në lista të gjata presin për tu shëruar jashtë vendit. Kjo pa njerëzi dhe shpenzim I panevojshëm I buxhetit ndikon negativisht në barazinë sociale. Përfshirja në raste korruptive është evidente edhe në kompanitë publike. Psh në KEK për të marr një vërtetim se nuk i ke borxhe kësaj kompanie paguhen nga 50 euro. Vërtetimet merren me qëllim të regjistrimit të automjeteve.

Rastet e mos respektimit të ligjit të prokurimit thuajse gjatë gjithë vitit 2007 ishin shëndrruar në diçka të zakonshme. Por nëse kishte tendenca të respektimit të ligjit atëherë merreshin masa ndaj zyrtarëve të prokurimit. Në një rast një udhëheqës i një institucion të lartë gjatë procedurës së prokurimit kishte bërë presion të jashtëzakonshëm ndaj personelit të prokurimit që të nënshkruaj një kontratë të paligjshme. Pasi që zyrtari i prokurimit kishte refuzuar nënshkrimin e kontratës, udhëheqësi i institucionit kishte marr vendim që ta shkarkojë atë nga detyra.


• Nepotizmi

Edhe për veprimet e SHPK-ë ka shumë vërejtje. AKK ka marr disa ankesa nga pjesëtarët e saj të cilët dëshmojnë gradimin e disa pjesëtarëve të SHPK-së në mënyrë joligjore dhe joprofesionale. 
Ata deklarojnë se në këtë institucion gradimet bëhen sipas përkatësisë familjare, grupore, partiake. Ka të dhëna se për ta përfituar gradën duhet që eprorëve tu kompensohen me pasuri të luajtshme apo edhe të paluajtshme.


• Keqpërdorimet me paranë publike

Në fund të mandatit të kaluar të institucioneve qendrore të Kosovës, një zyrtar I lartë I një ministrie punonjësit e vetë I qeras me telefona mobil në vlerë mbi 500 euro.

Sipas informatave të policëve kufitarë në vendkalimin me Maqedoninë, gjatë mandatit të kaluar disa zyrtarë duke I shfrytëzuar privilegjet e tyre në pushimet verore shkojnë me dy vetura zyrtare të mbushura me plotë familjar. Me dy automjete zyrtare në pushim shkojnë edhe personat përcjellës të zyrtarëve të lartë ( vozitësit dhe personeli I sigurimit)

Një ish udhëheqës I një institucioni për mobilimin me inventar të zyrës së vetë shpenzon 5.723, ndërsa pasardhësi I tij të njëjtën zyrë e mobilon më inventar në vlerë prej 27.458.55 euro. Pra kemi një shpërputhje të madhe katër herë më të lartë mes çmimit të parë dhe të dytë.

Keqpërdorimet më paranë publike nuk janë kursyer as edhe në rastet kur shkrimtarët thirren në çështje patriotike. Fjala është për botimin e një libri ku për shtypin e tij për një ekzemplar janë paguar 8 euro, ndërsa çmimi I shitjes së tij në treg ka kushtuar 4 euro.

• Shitblerjet e patundshmërisë

Shumë lokale që nga AKM-ja janë dhënë me qira për personat që zhvillojnë biznes ato nuk shfrytëzohen nga ata që figurojnë në lista të huadhënësit. Kryesisht ato ju jepen të tjerëve duke shfrytëzuar çmimet dhe duke përfituar matrapazët dhe të afërmit e personave zyrtar që përmes tyre arrijnë ti marrin lokalet me qira nga AKM-ja.

Pesë zyrtarët e një institucioni të njëjtë kanë blerë parcela, në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë dhe me të njëjtën sipërfaqe.

Gjatë procesit të privatizimit të një parcele në madhësi më të madhe se 70 hektarësh, publikohet emir ose emrat e personave që kanë përfituar. Mirëpo disa persona të atij vendbanimi reagojnë duke pretenduar se pasuria e privatizuar kishte qenë pronë e tyre gjatë periudhave të më hershme duke deklaruar kështu edhe tapinë e tyre mbi atë pronë. Personi që në listë ekziston si përfitues nga presionet e personave pretendues përfundimisht pranon se ai është pronar fiktiv, kurse përfitues real të atyre parcelave janë disa emra me pozicione të larta në institucionet qendrore të vendit.

• Raste tjera

Djali i një udhëheqësi të lartë të një institucioni të rëndësishëm financiar në auto parkingun e tij ka tri vetura vlera e të cilave arrin shifrën në mbi 250 mijë euro.

Udhëheqësi i një institucioni të lartë me paranë publike ka dërguar për shërim jashtë vendit gruan e vozitësit të tij.

Gjatë periudhës së zjarrvënieve në një pjesë të Kosovës pylli së pari është prerë në procedurë të shpejtë dhe në mënyrë të paligjshme, pastaj i është vënë zjarri. 

Kthehu tek lajmet tjera