''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

873 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


03 September 2007

Kosova shton perpjekjet kunder korrupsionit

PRISHTINË, 3 shtator 2007 - Agjensioni Kosovar kundër Korrupsionit, Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë filluan sot fazën e dytë të fushatës për informim publik për të luftuar korrupsionin në sektorin publik. 
Qëlllimi i kësaj nisme të re është të inkurajojë më tej qytetarët që të raportojnë praktikat e dyshuara si korruptive në sektorin publik.

“Agjensioni ka marre pesë deri në shtatë thirrje në ditë në numrin falas të vënë në dispozicion të qytetarëve që nga fillimi i fazës së parë të fushatës në dhjetor të vitit 2006,”; tha Hasan Preteni, Drejtor i Agjensionit Kosovar kundër Korrupsionit.

Bazuar në këto thirrje, Agjensioni ka nisur hetimet administrative për 80 raste dhe më pas ia ka përcjellë ato Zyrës së Prokurorisë Publike për ndjekje penale. 

“Ky është vetëm fillimi,”; tha Preteni. “Iu bëjmë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë ngushtë me Agjensionin, të japi informata dhe të përkrahin përpjekjet tona për të çrrënjosur korrupsionin. Përkrahja e gjerë e qytetarëve në këtë proces është parësore.”;

Markku Laamanen, Zëvendës Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë tha se “institucionet e pavarura si Agjensioni Kosovar kundër Korrupsionit janë të një rëndësie të veçantë sa i përket përgjegjësisë së qeverisë dhe institucioneve publike.”; 

“Misioni i OSBE-së mbështet punën dhe zhvillimin e Agjensionit Kosovar kundër Korrupsionit, i cili shpresojmë se do të ndihmojë në largimin e politikanëve dhe nëpunësve civil të korruptuar,”; tha ai.

Frode Mauring, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, shtoi “Korrupsioni dëmton një shoqëri të shëndoshë dhe zhvillimin. Për këtë arsye, lufta kundër korrupsionit përbën themelin në ndërtimin e qeverisjes demokratike. Ne po përkrahim qeverinë, Agjensionin, mediat dhe shoqërinë civile duke i fuqizuar dhe trajnuar ato për të luftuar korrupsionin.”;

Gjithashtu, ai tha se UNDP-ja nuk mund të ndërtojë një Kosovë pa korrupsion, mirëpo janë kosovarët ata që me ndihmën e UNDP-së mund ta bëjnë këtë. 

Fushata e re, e cila përqendrohet në mesazhin “Korrupsioni mbaron me ju – Raporto rastet e korrupsionit – Inicioni rastin tjetër,”; përfshin tre javë të reklamimit në TV dhe shpërndarjen e fletushkave, si dhe krijimin e stendave të lëvizshme për informim në mbarë Kosovën. 

Gjithashtu, fushata përfshin garën për gazetarinë hulumtuese më të mirë në lidhje me korrupsionin, e cila zhvillohet nën kujdesin e Shoqatës së Gazetarëve Profesionist të Kosovës. 

Kthehu tek lajmet tjera