''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

59928 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


23 March 2023

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit Yll Buleshkaj po merr pjesë në Forumin Rajonal ‘Politikat Kundër Korrupsionit si Garanci për Sigurinë Kombëtare, Stabilitetin dhe Sovranitetin’ në Sofje të Bullgarisë

Duke pasur parasysh agresionin e Rusisë kundër Ukrainës dhe ringjallja e kërcënimeve hibride autoritare globale dhe nevojën për të  përqendruar vëmendjen e vendeve demokratik në implikimet që korrupsioni ka në siguri dhe kapjen e  shtetit, Iniciativa e Samitit për Demokraci mbi Politikat Kundër Korrupsionit,  e bashkë drejtuar nga Qeveria e Bullgarisë, Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Instituti i Qeverisjes së Bazelit organizuan forumin rajonal “Politikat Kundër Korrupsionit si Garanci për Sigurinë Kombëtare, Stabilitetin dhe Sovranitetin”, ku mori pjesë Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.

Drejtori i Agjencisë, Yll Buleshkaj, ishte pjesë e panelit ku u diskutua zbatimi dhe vlerësimi i politikave kundër korrupsionit në Evropën Jug-lindore, në mesin e udhëheqësve të agjencive homologe nga rajoni dhe pjesëmarrësve nga akademia. Buleshkaj prezantoi eksperiencën kosovare dhe sukseset e arritura në aktivitetet që ndërlidhen me mandatin e Agjencisë. Ai, po ashtu, theksoj rëndësinë thelbësore të forcimit të transparencës dhe integritetit të institucioneve dhe bashkëpunimit të tyre me shoqërinë civile dhe median në parandalimin dhe ekspozimin e praktikave korruptive.

Institucionet anti-korrupsion dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile nga Evropa Juglindore, si një ndër rajonet më të cenueshme nga potenciali i ndikimit të korrupsionit në sigurinë  kombëtare, diskutuan ide praktike për forcimin e partneritetit publik-privat në fusha të veçanta të ndikimit, si deklarimi i pasurisë, kompanitë e ekspozuara politikisht dhe vlerësimi i rrezikut të korrupsionit.

Kthehu tek lajmet tjera