Agjencia kundër Korrupsionit nëpërmjet konferencës për media, publikoi sot raportin vjetor të punës për vitin 2020,
Në konferencën për media, Drejtori Agjencisë kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli prezantoi aktivitetet e AKK-së, të realizuara përgjatë vitit 2020 lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, hetimet në parandalimin dhe luftimin e Korrupsionit dhe informata mbi parandalimin dhe trajtimin e rasteve të konfliktit të interesit gjatë dhe pas ushtrimit të funksionit publik.
Në konferencën për media Drejtori i AKK-së, z. Shaip Havolli prezantoi edhe informatat në lidhje me parandalimi të korrupsionit gjatë monitorimit të aktiviteteve në prokurimin publik zbatimin e ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve si dhe dërgimin e kallëzimeve penale në prokuroritë kompetente, përcjellja e kërkesave për fillimin e procedurës disiplinore për shkeljet e dyshuara administrative;
Për më shumë informata, ju lutemi shkarkoni këtë link: Agjencia kundër Korrupsionit (raporte)