Prishtinë, 1 shkurt 2021 -
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, priti në takim Ambasadorin e Zvicrës, Shkëlqesinë e Tij z. Thomas Kolly.
Në këtë takim z. Havolli njoftoi Sh.T. Ambasadorin Kolly për punën që është duke bërë Agjencia Kundër Korrupsionit dhe progresin e arritur në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë. Gjithashtu, njoftoi për ndryshimet dhe avancimet në kornizën ligjore, kontrollin e deklarimit të pasurisë, ngritjen e kapaciteteve të Agjencisë në forcimin e mekanizmave në parandalimin dhe luftimin sa më efikas të korrupsionit në Kosovë.
Sh.T. Ambasadori Kolly konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme edhe në të ardhmen të Ambasadës dhe të shtetit të Zvicrës për Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe theksoi se vlerëson punën dhe progresin e arritur nga institucion.
z. Havolli falënderoi Ambasadorin Lebet për përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë së Zvicrës përmes Swiss Development Cooperation, në mbështetjen e Projektit Përkrahja e përpjekjeve kundër korrupsionit në Kosovë (SAEK III) të implementuara nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
Pjesë e këtij takimi ishte edhe znj. Katharina Stocker, përfaqësuese nga Swiss Development Cooperation.