''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

454 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


17 January 2018

Shtohet intensiteti i deklarimit të pasurisë me rastin e marrjes së detyrës

Prishtinë, 17 janar 2018 – Në ambientet e Agjencisë Kundër Korrupsionit është shtuar intensiteti i deklarimit të pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik. Intensiteti i shtuar i deklarimeve përgjithësisht vjen si rrjedhojë e konstituimit të kuvendeve dhe qeverive komunale, respektivisht marrjes së detyrave në funksionet publike komunale.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka kryer përgatitjet e nevojshme që ky intensitet i deklarimit të përballohet me efikasitet duke qenë edhe në këshillim të vazhdueshëm me Zyrtarët Kontaktues nëpër institucionet dhe organizatat përkatëse. 

Agjencia Kundër Korrupsionit i bën thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë, që rishtazi kanë marrë detyrën në funksionet publike, që të dorëzojnë formularët e deklarimit të pasurisë në përputhje me dispozitat ligjore. Agjencia shprehë zotimin për të asistuar me këshilla të gjithë zyrtarët në fjalë, në mënyrë që procesi i deklarimit të pasurisë së tyre të kryhet me sukses. 

Me këtë rast, ju njoftomë se zyrtarët e lartë publik që janë rizgjedhur dhe që vazhdojnë funksionin deklarues, nuk janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë pas largimit nga funksioni dhe me marrjen e detyrës, por në afatin e rregullt vjetor (1 deri më 31 mars). Po ashtu, zyrtarët që kanë lënë funksionet publike duhet ta deklarojnë pasurinë në afat prej 30 ditësh.

Ju njoftojmë se janë bërë ndryshime në formularët për deklarimin e pasurisë. Për të shkarkuar versionin e formularit të vlefshëm dhe për informata më të detajuara rreth subjekteve deklaruese vizitoni ueb faqen zyrtare të AKK-së: http://www.akk-ks.org/sq/deklarimet#indexmain. 

Për më shumë informacionin mbi procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publik, Shkarko udhëzuesin praktik nga fusha e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit:
http://www.akk-ks.org/repository/docs/udhezimi%20shqip%20finale%20(4).pdf


Deklarimi i pasurisë bëhet në Agjencisë Kundër Korrupsionit në përputhje me në përputhje me Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publikë. Mos deklarimi apo deklarimi i rrejshëm i pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik përbën vepër penale që sanksionohet me dispozitat e Kodit Penal (Neni 437, Pikat 1 dhe 2).

Kthehu tek lajmet tjera