''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

443 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


21 June 2018

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare Kundër Korrupsionit 2018-2022

Në mbledhjen e rregullt më 23 mars 2018, Qeveria e Kosovës miratoi Strategjinë Kombëtare Kundër Korrupsionit 2018-2022 dhe Planin e Veprimit. Hartimi i Strategjisë Kombëtare Kundër Korrupsionit është kryer nga Grupi Teknik i udhëhequr nga Agjencia Kundër Korrupsionit, në përbërje të përfaqësuesve nga Zyra e Kryeministrit, Kuvendi i Kosovës, Zyra e Presidentit, Komisioni për Legjislacion dhe Ministritë e linjës, Prokuroria, Gjykata, Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, ATK, NjIF, dhe të gjithë institucioneve relevante të sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, organizatave të shoqërisë civile dhe medieve. 

Strategjia dhe Plani i Veprimit kundër Korrupsion 2018-2022, ka për qëllim që të arrihet një qasje zero tolerancë ndaj korrupsionit, ndërtimin e integritetit, përgjegjësisë dhe transparencës në punën e organeve të administratës publike dhe forcimi i besimit të qytetarëve në institucionet publike, përmirësimi i legjislacionit dhe fuqizimi i kapaciteteve institucionale për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, dhe ndërgjegjësimi dhe edukimi i publikut të gjerë në fushën e kundër-korrupsionit.

Strategjia është hartuar në bazë të Udhëzimit Administrativ nr.02/2012 për procedurat, kriteret dhe metodologjinë e përgatitjes dhe aprovimit të dokumenteve dhe planeve strategjike për zbatimin e tyre dhe në bazë të nenit 16 të Ligjit Nr. 0 /L-159 për Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Procesi i hartimit të Strategjisë është realizuar me mbështetjen teknike, profesionale dhe financiare të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) projektit SAEK II, Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë dhe Këshillit të Komisionit Europian.

Kthehu tek lajmet tjera