Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve për garën për fotografitë më të mira kundër korrupsionit, aktivitet ky i realizuar në javën kundër korrupsionit në ekspozitën për garën e fotografisë më të mirë.
Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Shaip Havolli tha se niveli i varfërisë në Kosovë dhe ekspozita për garën më të mirë kundër korrupsionit, paraqesin gjendjen reale të korrupsionit në Kosovë, ndërsa theksoi se Agjencia Kundër korrupsion gjithnjë do të jetë e gatshme për të bashkëpunuar me shoqërinë civile në luftën dhe parandalimin e korrupsionit në Kosovë.
Në ekspozitën për ndarjen e çmimeve për garën për fotografitë më të mira kundër korrupsionit, çmimin e parë për fotografinë më të mirë kundër korrupsionit e morri Selviana Hysenajt, çmimin e dytë, Valdrin Fetahut ndërsa çmimin e tretë në kudër të kësaj ekspozitë e morri Alban Dragoshi.