''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

43364 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


01 November 2019

Lufta kundër korrupsionit, në fokus të takimit Hyseni – Havolli

Prishtinë, 1 nëntor 2019 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka pritur sot në takim Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, me ç’rast kanë biseduar për sundimin e ligjit në Kosovë, me fokus të veçantë për implementimin e tri ligjeve, që ndërlidhen me luftën kundër korrupsionit.                                       

Me këtë rast është biseduar për Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, Ligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publikë dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë.

Kryesuesi Hyseni dhe Drejtori Havolli kanë thënë se zbatimi i këtyre ligjeve është shumë i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Kosovë, prandaj shtrohet nevoja e një koordinimi të vazhdueshëm të institucioneve për arritjen e sukseseve.

Rrjedhimisht, bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe çështje të tjera të interesit të përbashkët institucional për luftimin e korrupsionit dhe veprimeve antiligjore.

Në fund të takimit u vlerësua lart bashkëpunimi i deritashëm, duke shprehur gatishmërinë e thellimit të tij, me qëllim të sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.

 

Kthehu tek lajmet tjera