''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

43316 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


18 October 2019

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara konfirmon mbështetjen për Agjencinë Kundër Korrupsion

Prishtinë, 15 tetor 2019 -
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli priti sot në një takim njoftues zonjën Maria Suokko, Përfaqësuese Rezidente e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Gjatë këtij takimi z. Havolli e njoftoi znj. Suokko mbi punën që po bën Agjencia Kundër Korrupsionit në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë, të arriturat e Agjencisë, ndryshimet e kornizës ligjore dhe sfidat. z. Havolli ka falënderuar znj. Suokko për mbështetjen e vlefshme teknike dhe profesionale që Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara i ka dhënë dhe po i jep Agjencisë përmes projekteve të SAEK-ut “Përkrahja e përpjekjeve kundër korrupsion në Kosovë”, të cilat në vazhdimësi kanë mbështetur përpjekjet e përbashkëta për krijimin e një klime kundër-korrupsion dhe në fuqizimin e rolit të Agjencisë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.  

Nga ana e saj znj. Suokko  konfirmoi mbështetjen e UNDP-së në intensifikimin e dinamikave të Agjencisë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit dhe shprehi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit përmes aktiviteteve dhe nismave konkrete që kanë për qëllim zbatimin efikas të politikave kundër korrupsionit dhe përmbushjen me sukses të misionit dhe objektivave të saj.

Në takim po ashtu u diskutua dhe për aktivitetet në lidhje me organizmin e Javës Kundër Korrupsionit me qëllim të shënimit të Ditës Botërore Kundër Korrupsionit.

Kthehu tek lajmet tjera