''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

43304 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


09 October 2019

Fillojnë takimet koordinuese për organizmin e javës kundër korrupsion

Prishtinë, 8 Tetor 2019

 

Agjencia Kundër Korrupsionit ka filluar përgatitjet dhe koordinimin e aktiviteteve për organizmin e Javës Kundër Korrupsion me qëllim të shënimit të Ditës Botërore Kundër Korrupsionit.

 

Agjencia është duke koordinuar aktivitetet me përfaqësuesit e të gjithë akterëve përgjegjës për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, sundimin e ligjit, si dhe me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile dhe donatorët ndërkombëtarë dhe ambasadat e akredituara në Kosovë

Takimi i parë nga përfaqësuesit e Shoqërisë Civile është mbajtur sot, mes z. Shaip Havolli, Drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe znjsh. Arbëresha Loxha, Drejtor Ekzekutiv i Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).

Sot, z. Havolli është takuar edhe me z. Mentor Vrajolli, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, dhe në ditët në vijim do të ketë takime me të gjithë përfaqësuesit e Organizatave të Shoqërisë Civile të cilat për mision kanë parandalimin e korrupsionit si në vijim: “Instituti Kosovar për Drejtësi”, “Betimi për Drejtësi”, “Çohu”, “Fol”, “Kallxom.com”, “Demokraci për Zhvillim - D4D”, Instituti Demokratik i Kosovës”, “Instituti Columbus”, dhe të tjera.

Java kundër korrupsion këtë vit organizohet më datat 9 deri 13 dhjetor 2019.

 

Kthehu tek lajmet tjera