''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

38033 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


07 March 2019

Takim për përditësimin e Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare Kundër Korrupsionit

Prishtinë, 7 mars 2019 - Agjencia Kundër Korrupsionit organizoi takimin në lidhje me përditësimin e Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare Kundër Korrupsionit për periudhën pesëvjeçare 2019-2023.

Në hapjen e takimit, z. Shaip Havolli, Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit theksoi se Strategjia Kombëtare Kundër Korrupsionit 2019 – 2023 dhe Plani i Veprimit përcakton objektiva specifike për secilin sektor të strategjisë si për sektorin politik, qeverisjen administratën publike, sektorin e zbatimit të ligjit, dhe menaxhimin e financave publike, në atë mënyrë që reflektoj objektivat e qarta të secilit institucion të administrates publike dhe të institucioneve të zbatimit të ligjit në mënyrë që të ketë një parandalim dhe luftim sa më efikas të dukurisë së korrupsionit në vend.

Në takim për përditësimin e Planit të Veprimit morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha institucioneve relevante të Republikës së Kosovës, duke përfshirë ato të administrates publike dhe zbatimit të ligjit, si dhe përfaqësuesit e Shoqërisë Civile. 

Takimi i përditësimit të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare Kundër Korrupsionit 2019-2023 është mbështetur nga Projekti “Përkrahja e përpjekjeve kundër korrupsionit në Kosovë -SAEK II” të implementuara nga UNDP.

Kthehu tek lajmet tjera