''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

37841 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


09 December 2018

Performancë e rrugës për ndërgjegjësimin e publikut në luftimin e korrupsionit

9 dhjetor 2018 - Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit drejtori i Agjencisë z. Shaip Havolli ka marrë pjesë në një performancë të rrugës që u organizua nga USAID, e cila kishte për qëllim inkurajimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në avancimin e formave të luftimit të korrupsionit.

Një rosak 6-metërsh, simbol i mirëqenies dhe luftimit të korrupsionit, u vendos në Sheshin Skënderbeu e pranë tij një varg tabelash ku kalimtarët mund të shkruanin idetë e tyre për luftimin më efikas të korrupsionit.

Drejtori i Agjencisë Kundër korrupsionit me këtë rast i është adresuar të pranishmëve me apelin që të raportojnë dukuritë korruptive në Agjenci, e me këtë të bëhen pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për luftimin e korrupsionit, si një dukuri që po shkatërron të tashmen dhe të ardhmen e shoqërisë kosovare.   

Kthehu tek lajmet tjera