''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

37840 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


11 December 2018

Monitorimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë diskutohet në format salloni

11 dhjetor 2018 - Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit z. Shaip Havolli, zëvendës drejtoresha e Zyrës së UNDP-së në Kosovë znj. Alessandra Roccasalvo, dhe drejtoresha e KIPRED-it znj. Ariana Qosaj morën pjesë në Sallonin e së martës të Institutit Demokraci për Zhvillim (D4D) për të trajtuar efikasitetin e monitorimit të pasurisë së pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë.

Pjesëmarrësit në sallon patën mundësinë që përmes bashkëbisedimit me panelistët të njihen me mekanizmin e monitorimit, parandalimin e korrupsionit përmes deklarimit të pasurisë, modelin e Kosovës në monitorimin e pasurisë së zyrtarëve publikë, progresin e arritur në forcimin e këtij mekanizmi, si dhe me tema të tjera që ndërlidhen me ndërveprimin me institucionet e tjera të zbatimit të ligjit gjurmimit në funksion të verifikimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, opsionet për plotësimin e kornizës ligjore, përparësitë që do të sjellë platforma elektronike për deklarimin e pasurisë, rolin dhe rëndësinë që kanë mediat dhe organizatat e shoqërisë civile në identifikimin e rasteve të dyshuara të pasurimit të jashtëligjshëm dhe format e bashkëpunimit me Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me Zyrën e UNDP-së në Kosovë dhe me Institutin Demokraci për Zhvillim (D4D) në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Javës Kundër Korrupsionit 2018.

Sallonet e së martës janë një nismë javore e Institutit Demokraci për Zhvillim (D4D) në një format gjysmë formal. Secili Sallon shoqërohet me një editorial që publikohet në të përditshmen Zëri dhe në webfaqen e D4D një javë më pas (të martën pasuese).

 

Kthehu tek lajmet tjera