''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

372 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


09 December 2013

Mesazhi i Drejtorit të AKK-se për Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit

Këtë ua kemi borxhe fëmijëve tanë 

Shkruan: Hasan Preteni 

Sot dhjetë vjet më parë më 9 dhjetor 2003 në Kombet e Bashkuara u mblodhën më shumë se 100 përfaqësues shtetesh nga e mbarë bota për të nënshkruar Konventën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. 

Përmes këtij akti shtete të ndryshme, demonstruan gatishmërinë e një mobilizimi të përbashkët si asnjëherë më parë përtej kufijve nacional për të vendosur rregulla, parime dhe principe të cilat sot e asaj dite janë në betejë kundër të keqes së quajtur Korrupsion.

Masat e kësaj konvente të cilat bazohen mbi parimet e ligjshmërisë, ndershmërisë, transparencës, llogaridhënies dhe demokracisë janë një udhërrëfyes i shkëlqyer për të gjitha shtetet të cilat duhet të nxjerrin rregulla dhe marrin masa konkrete nëpër territoret e tyre , në përpjekje për ta shpëtuar shoqërinë e vetë nga humnerizimi i së ardhmes dhe i zhvillimit. 

Ndonëse Kosova për shkak të statusit të saj politik që ka në OKB nuk ka arritur që të nënshkruaj këtë Konventë, por është anëtare vëzhguese e punimeve vjetore të saj shumë obligime që dalin prej saj veqse i ka zbatuar, duke themeluar të gjithë mekanizmat shtetëror që e luftoj dhe parandalojnë korrupsionin. 

Por a mjafton kjo? 

Disa ditë më parë, raporti vjetor i organizatës prestigjioze që merret me trendët e nivelit të Korrupsionit nëpër botë - “Transparency Internationale” TI, Kosovën pothuajse e pasqyrojë “si të pa fytyrë”. 

Kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve për faktin se shteti që na takon të gjithë neve pasqyrohet me nivelin e lartë të korrupsionit aty në mesin e shteteve afrikane, që ne i shohim nga larg si vende ku nuk respektohen rregullat ligjor, por ato fisnore e klanore. Në fakt notimi i studimit të TI-së, Kosovën e rangon në mesin e tyre.

Në perspektiven e brendshme gjatë këtij viti Agjencia kundër Korrupsionit ka bërë një punë të madhe në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. 

Agjencia si mekanizëm kryesor i zbatimit të Ligjit Për Konfliktin E Interesit gjatë këtij viti ka hetuar më shumë se 200 raste duke parandaluar kështu Konfliktin e Interesit në të gjitha rastet e trajtuara. 

Një aktivitet i suksesshëm i Agjencisë është edhe parandalimi i veprimeve të mundshme korruptive të aktiviteteve tenderuese nëpër të gjitha institucionet e Republikës, si në nivel qendror, në atë lokal, mekanizmat e pavarur dhe ndërmarrjet publike. Kjo ka ndodhur përmes një angazhimi sistematik të monitorimit të proceseve dhe procedurave të 25 aktiviteteve tenderuese.

Jam i lumtur të përmendi se këtë vit deklarimi i pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik ka qenë 99.3%, rast pozitiv ky që nuk është shënuar në as një shtet të botës. Ky fakt reflekton masat strikte dhe këmbëngulëse që u vendosën në Kodin Penal të Kosovës ku mos deklarimi i pasurisë është i paraparë si vepër penale. E pra duke u nisur nga ky shembull konkret i rezultatit të dal nga masat e rrepta, do të ishte ideale sikur autoritete e drejtësisë të gjejnë metodat e duhura për të adresuar me vullnet e përkushtim kallëzimet penale si vepra të dyshuara korruptive që automatikisht do të reflektohet së sukses edhe tek luftimi i korrupsionit, pjesa më problematike që po i jep imazh të keq shoqërisë tonë. 

Në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit unë u bëjë thirrje të gjithëve që të mos na lënë të vetëm, të bashkohen me ne, - që gjithë së bashku ta japim maksimumin për ta luftuar korrupsionin, shkatërruesin e të ardhmes prosperuese. 

Konventa ndërkombëtare kundër korrupsionit tani ka bashkuar 168 shtete dhe kombe për të vetmin qëllim, fitoren e përbashkët kundër të keqes.

Duke marr si shembull që shtet, e kombe nga kontinente të ndryshme kanë arritur të mobilizohen, atëherë pse ne të mos e bëjmë të njëjtën gjë sepse fundja mobilizimi dhe angazhimi i të gjithëve shënon rezultate në të mirë të shtetit dhe përmirësimit të imazhit të shoqërisë tonë. Këtë e meritojnë qytetarët e Kosovës aleati më i fortë i Agjencisë.

Këtë ua kemi borxhe fëmijëve tanë! 

(Autori është Drejtor i Agjencisë kundër Korrupsionit) 

Ky mesazh eshte botuar ne disa mediat te Kosoves

Kthehu tek lajmet tjera