''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

349 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


30 March 2018

3 PRILLI, DITA E FUNDIT PËR DEKLARIMIN E RREGULLT TË PASURISË SË ZYRTARËVE TË LARTË PUBLIK

Prishtinë, 30 mars 2018 - Agjencia Kundër Korrupsionit njofton të gjithë zyrtarët e lartë publik, të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë, se detyrimin e tyre ligjor duhet ta kryejnë deri të martën, më 3 prill 2018.

Llogaritja e këtij afati është bërë në përputhje me Ligjin Nr. 05/L -031 Për Procedurën e Përgjithshme Administrative. Neni 81, paragrafi 4 përcakton se: “Të shtunat, të dielat dhe ditët e festave zyrtare nuk do të pengojnë fillimin dhe ecjen e afateve. Kur dita e fundit e një afati bie të shtunën, të dielën apo një ditë feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që vjen menjëherë pas saj”.

Agjencia është në dispozicion të të gjithë zyrtarëve në mënyrë që procesi i deklarimit të rregullt të pasurisë të kryhet me sukses.

Kthehu tek lajmet tjera