''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1394 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


15 May 2017

Agjencia Kundër Korrupsionit synon mbylljen e hendeqeve ligjore për parandalimin e korrupsionit

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) në bashkëpunim me Nismën Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI) kanë organizuar një tryezë të rrumbullakët mbi fuqizimin e autoriteteve institucionale kundër korrupsionit, rritjen e rolit të shoqërisë civile në luftimin e kësaj dukurie, si dhe mbi kontributin e përbashkët në procesin e shqyrtimit të Konventës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Tryeza rreth vetes mblodhi përfaqësues nga Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria e Republikës, Ministria e Drejtësisë, UNDP dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe në shtjellim janë marrë jo vetëm praktikat e rishikimit të legjislacionit specifik kundër korrupsionit, por edhe të rishikimit të pjesëve të legjislacionit të tërësishëm që potencialisht mund të inkurajojnë aktet korruptive.

Në fjalën e tij hyrëse, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit z. Shaip Havolli theksoi se nisma për verifikimin e ndjeshmërisë së kornizës ligjore ndaj korrupsionit synon mbylljen e hendeqeve normative në parandalimin e korrupsionit. Ai me këtë rast ka shprehur zotimin e tij për ngritjen e kapaciteteve profesionale të Agjencisë në monitorimin e legjislacionit dhe dhënien e opinioneve ligjore kundër korrupsionit, bashkëpunimin institucional për krijimin e një mekanizmi parandalues në eliminimin e rreziqeve normative të korrupsionit.

Nën udhëheqjen e ekspertit të RAI-t për ndjeshmërinë e legjislacionit ndaj korrupsionit z. Tilman Hoppe, gjatë kësaj tryeze janë diskutuar përparësitë dhe të metat e kornizës ligjore në luftimin e korrupsionit, strategjitë dhe modelet e përshtatshme operacionale, por edhe burimet njerëzore dhe financiare të Agjencisë në marrjen e rolit udhëheqës në këtë drejtim dhe rolet e mundshme të secilit institucion, hisedarëve partnerëve relevant dhe përfituesve të kësaj nisme.

Kjo tryezë u realizua në kuadër të Programit Rajonal të Europës Juglindore  për Fuqizimin e Autoriteteve Kundër Korrupsionit dhe Shoqërisë Civile  për Luftimin e Korrupsionit dhe Kontributin në Procesin e Shqyrtimit të Konventës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit që implementohet nga RAI dhe në partneritet me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC) dhe me mbështetje të Agjencisë Austriake për Zhvillim.

Kthehu tek lajmet tjera