''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1359 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


02 November 2016

Drejtori I AKK-së priti në takim zyrtarë të lartë amerikan në Kosovë

Prishtinë, 02 Nëntor 2016 - Drejtori I Agjencisë kundër Korrupsionit z. Shaip Havolli priti sot në një takim njoftues,  zyrtarët e  lartë nga ambasada amerikane në Prishtinë, z.  Scott Lang, Zyrtar Politik, znj.  Mary Glantz, Zëvendëse Politike/Ekonomike si dhe zyrtarët e ICITAP-it Ron Fisher  Menaxheri i Programit dhe Xhevat Kraja.

 

Zyrtarët amerikan në Kosovë,  duke i uruar detyrën e re z.Havolli, i shprehën gatishmërinë e institucioneve të tyre për  vazhdimin e bashkëpunimit të mirë me AKK-në   dhe i dhanë mbështetje në  realizimin e  objektivave dhe misionit të saj.

 

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli theksoi rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit me  mekanizmat amerikanë në Kosovë, ndërkaq sigurojë ata se Agjencia do vazhdojë përkushtimin e saj për luftimin dhe parandalimin e Korrupsionit në Kosovë.

Kthehu tek lajmet tjera