''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1106 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


21 November 2013

Drejtori I AKK-së në Konferencën globale kundër korrupsionit

Prishtinë, 21 nëntor 20013 - Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit Hasan Preteni është nisur për të marr pjesë në Konferencën më të madhe botërore kundër korrupsionit e cila sivjet do të mbahet në Panama City të Panamas nga 22 deri më 30 nëntor 2013.

Në këtë Konferencë e cila organizohet nga Asociacioni Ndërkombëtar I Autoritetve kundër Korrupsionit (IAACA) janë të ftuar të marrin pjesë rreth 307 përfaqësues të mekanizmave dhe organizatave të ndryshme botërore kundër korrupsionit nga 91 shtete të botës nënshkruese të Konventës kundër korrupsionit të Kombeve të Bashkuara. 

Konferenca synon të gjejë mënyrat më të mira të krijimit të politikave globale anti korrupsion nëpër shtetet në zhvillim ku ndikimi shkatërrues I korrupsionit po ndikon në hapat e tyre drejtë zhvillimit ekonomik e social si dhe zhvillimin e demokracisë dhe transparencës. E ndarë në disa seksione konferenca po ashtu synon që të krijojë lidhjet midis vendimeve dhe konventave ndërkombëtare përmes prezantimeve të aktiviteteve të ndryshme nga përfaqësues të mekanizmave të shteteve të ndryshme të botës. 

Hapjen e Konferencës së pestë globale kundër korrupsionit do ta hap Drejtori Ekzekutiv i UNODC , Yury Fedotov dhe Presidenti I Panamasë Ricardo Martineli. Konferenca mbahet çdo dy vjet.

Kthehu tek lajmet tjera