''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1102 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


29 October 2013

AKK i rekomandon komunës së Ferizajt të anulojë procedurat e një tenderi

Prishtinë, 29 tetor 2013 - Agjencia kundër Korrupsionit i adresojë sot një opinion Komunës së Ferizajt përmes së cilit i rekomandon që ky institucion në cilësinë e Autoritetit Kontraktues ti ndërmerr të gjitha masat për evitimin e shkeljeve të evidentuara në lidhje me tenderin “Furnizimi me një aparat të mamografisë për diagnostifikimin e kancerit të gjirit” për nevojat e QKMF-së 

Zyra e Prokurimit e Komunës së Ferizajit ka përgatitë “Njoftim Kontratë” me titullin:“ Furnizimi me një aparat të mamografisë për diagnostifikimin e kancerit të gjirit” për nevojat e QKMF Ferizaj me nr. prokurimi: 656 13 466 121, e cila është publikuar në faqen elektronike të KRPP-së me dt. 07/10/2013, në Procedurë të Hapur.

Specifikimet Teknike që duhet t'i përmbajë kjo pajisje janë të specifikuara në atë mënyrë që i janë përshtatur prodhuesit PHILIPS dhe FUJIFILM. Kështu që këto specifikime të njëjtat nga katalogu i këtij prodhuesi janë përshkruar në dosjen e tenderit nga Autoritetit Kontraktues si më poshtë: 

Po ashtu në Dosjen e Tenderit është cekur origjina e produktit. Me përcaktimin e vendit të origjinës për produktet favorizohet ndonjë OE dhe në të njëjtën kohë diskriminohet ndonjë tjetër. Autoriteti Kontraktues mund ti referohet një standardi vendor ose ndërkombëtar, por assesi të kërkohet nga ndonjë vend specifik. Përveç origjinës Autoriteti Kontraktues ka përshtatur Specifikimet Teknike për prodhues të caktuar. Bazuar në legjislacionin e vendit dhe ligjeve në fuqi, një gjë e tillë nuk është e lejuar dhe nuk i jep hapësirë konkurrencës së lirë dhe legale.

Dosjen e tenderit e kanë tërhequr 13 Operator Ekonomik, ndërsa vetëm 3 Operator Ekonomik i kanë dorëzuar ofertat e tyre, në çmimet konkurruese të operatorëve ekonomikë vërejmë një diferencë të madhe te çmimit e cila njëherë edhe tejkalon vlerën e paraparë ne deklaratën e nevojave .

Konsiderojmë se një shkelje e tillë, nuk duhet lejuar në procedura të prokurimit, andaj AKK rekomandon anulimin e kësaj procedure të prokurimit dhe të shmangen praktika të tilla në të ardhmen. 

Opinioni e plote mund ta shkarkoni duke klikuar mbi butonin Opinione

Kthehu tek lajmet tjera