''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1086 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


30 July 2013

AKK I adreson opinion Komunës së Prishtinës

Prishtinë, 30 korrik 2013 - Agjencia kundër Korrupsionit kërkojë nga Komuna e Prishtinës që si autoritet kontraktues ti ndërmerr të gjitha masat e nevojshme drejtë evitimit të shkeljeve të evidentuara në lidhje me tenderin “Furnizim me kamion për mbeturina” në mënyrë që të respektohen dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik. 

Agjencia ka vërejtur se zyra e prokurimit e Komunës së Prishtinës në specifikat këtij tenderi ku është përcaktuar se Kamioni duhet të jetë prodhim evropian apo amerikan apo sipas standardeve evropiane me timon në krahun e majtë nuk janë në përputhje me rregullat e prokurimit, pasi që specifikimet teknike që duhet t'I përmbahen Operatorët Ekonomik, janë të specifikuara në atë mënyrë që favorizon një Operator ekonomik të caktuar që ka mundësi të sjell Kamion nga Evropa apo Amerika.

“Me caktimin e vendit të origjinës së pajisjes, mund të favorizohet ndonjë operator ekonomik dhe të diskriminohet ndonjë tjetër. Bazuar në Legjislacionin e vendit dhe ligjeve në fuqi një gjë e tillë nuk është e lejuar dhe nuk I jep hapësirë konkurrencës së lirë dhe legale”, thuhet në opinionin e Agjencisë adresuar komunës së Prishtinës. 

Ky Opinion është adresuar në bazë të ligjit nr.03/L-159 për Agjencinë kundër Korrupsionit i mbështetur edhe nga ligji nr.04-L/042 për Prokurimin Publik 

Për ta parë ose shkarkuar opinionin e plotë ju lutem klikoni mbi butonin Opinione i cili gjendet ne anen e djathtë te faqes

Kthehu tek lajmet tjera