''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1071 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


08 April 2013

Deklaratë nga Agjencia kundër Korrupsionit

PRISHTINË 08 PRILL 2013 - Agjencia kundër Korrupsionit kërkon mirëkuptim nga opinioni publik për sa i përket kërkesave të shumta të medias dhe shoqëria civile për publikimin e emrave të nëntë rasteve të zyrtarëve, tek të cilët janë gjetur ndryshime milionëshe të pasurisë së tyre për gjatë katër vite të ushtrimit të funksioneve publike.

Agjencia , ka për obligim ligjor ta bëjë kontrollin e plotë të formularëve të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Në këtë drejtim kjo analizë reflekton njërin nga shumë aktivitetet që Agjencia i ka kryer gjatë vitit 2012 dhe është bërë krejtësisht për qëllimet e brendshme të Agjencisë, në ndërkohë që rastet e trajtuara dhe të dyshuara Agjencia ka për obligim ti adresoj vetëm tek organet e ndjekjes penale, gjë të cilën edhe e ka bërë. 

Të rikujtojmë se Kodi Penal apo më konkretisht Neni 423 e sanksionon deri në 5 vjet burg çdo person i cili bënë keqpërdorimin e informatës zyrtare, ndërsa, neni 433 i Kodit Penal sanksionon deri në 3 vjet burg çdo person që bënë zbulimin e fshehtësisë zyrtare. 

Agjencia i qëndron skajshmërisht besnike kuadrit ligjor që është i aplikueshëm në Republikën e Kosovës dhe në as një rrethanë nuk do e tejkalon mandatin e vetë ligjor që rastet e trajtuara dhe të dyshuara për korrupsion ti bëjë tema mediatike. 

Për më tej regjistrat e deklarimeve të pasurisë së secilit zyrtarë publik janë të publikuar në ueb faqen e Agjencisë ku secili mund të ketë qasje në të dhe me një angazhim shumë të vogël secili mund ta krijojë pasqyrën e ndryshimeve të pasurisë së secilit zyrtar publik. 

Për ti parë deklarimet e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik ku edhe mund ta bëni krahasimin e ndryshimeve të pasurisë për secilin zyrtar ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të Agjencisë në internet që është; www.akk-ks.org. Klikoni në butonin Deklarimi i Pasurisë i cili gjendet në anën e djathtë të faqes. Këtu janë të publikuara të gjithë regjistrat e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik që nga momenti që ka hyrë në fuqi Ligji për Deklarimin e Pasurisë që ka lejuar publikimin e tyre. 

Kthehu tek lajmet tjera