''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1065 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


01 March 2013

AKK dhe EULEX-i, lansojnë spotin televiziv për deklarimin e pasurisë

Prishtine, 01 mars 2013 - Agjencia kundër Korrupsionit dhe EULEX-i kanë lansuar spotin televiziv për deklarimin vjetor të pasurisë nga zyrtarët e lartë publik. Këto deklarime duhet të dorëzohen gjatë periudhës 1 deri më 31 mars të këtij viti.

Spoti televiziv tregon se si zyrtarët mund të dorëzojnë deklaratat e tyre nëpërmjet faqes së internetit të Agjencisë kundër Korrupsionit: www.akk-ks.org.

Mos-deklarimi ose deklarimi i rremë i pasurive paraqet një vepër penale që ndëshkohet me burgim deri në pesë vjet.

Spoti televiziv do të transmetohet në RTK dhe mund të shikohet përmes internetit në:

Në gjuhën shqipe: http://www.youtube.com/watch?v=TZLfk3GZvt4&list=UUxqi22Ew8nU-DkpgFc5sk2w&index=2

Në gjuhën serbe: http://www.youtube.com/watch?v=TUIhkHnCnWE&feature=youtu.be

Kthehu tek lajmet tjera