''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1059 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


14 February 2013

AKK i adresojë opinion komunës së Vitisë

Prishtinë 14 shkurt 2013 - Agjencia kundër Korrupsionit i adresoj sot një opinion Komunës së Vitisë ku kërkojë nga ky institucion që t`i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme drejt evitimit të shkeljeve të evidentuara në lidhje me tenderin “Mbikëqyrja Professionale e Projekteve Kapitale - Ritender ” në mënyrë që të respektohen dispozitat përkatëse të Ligjit për Prokurimin Publik.

Njësia e Kërkesës e Autoritetit Kontraktues e cila përgatit kërkesën për prokurim, për secilin aktivitet të prokurimit para se të inicioj procedurën e prokurimit duhet të përgatit një para masë dhe parallogari ku duhet të specifikohen të gjithë projektet të cilët do të mbikëqyren gjatë kohëzgjatjes së kontratës, për aktivitetin e prokurimit në fjalë me të cilën Zyra e Prokurimit me rastin përgatitjes së dosjes së tenderit, të ketë mundësi që para masën e sasive ta vendos në Dosje të tenderit në mënyrë që Operatorët Ekonomik të ketë një pasqyrë sa më reale për ofertim sa më transparente.

Si rrjedhojë Autoriteti Kontraktues (Komuna e Vitisë) ka dështuar ti përmbahet nenit 9 të Udhëzuesit Operativ të Prokurimit Publik. 

Për ta parë ose shkarkuar opinionin ju lutem klikoni mbi butonin OPINIONE i cili gjendet në anën e djathtë të faqes

Kthehu tek lajmet tjera