Bazuar ne Ligjin nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtar si dhe ne Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të gjithë Personat Zyrtarë, dhe rregulloren e punës nr. 01-2014 e punës, Agjencia ka përgaditur formularin standard qe duhet te plotësohet nga zyrtarët e lartë publik që obligohen te deklarojnë pasurinë.
Ky formular përmban katër llojet e deklarimit ku zyrtari duhet ta shënjëzojë se cilin deklarim është duke e bërë:
Me marrjen e detyrës (me rastin e fillimit të punës, zyrtari i lartë publik ka për obligim deklarimin e pasurisë brenda afatit tridhjetë "30" ditor) dhe
Deklarimin sipas kërkesës së Agjencisë (Agjencia në çdo kohë mund të kërkojë nga zyrtari i lartë publik që ta dorëzojë informacionin e kërkuar në pajtim me ligjin. Po ashtu edhe zyrtarët e lartë publik të cilët janë të përfshirë për herën e parë në listën e zyrtarëve të lartë publik kanë për obligim të plotësojnë këtë lloj të deklarimit).
Deklarimin e rregullt vjetor (Deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë bëhet gjatë kohës së ushtrimit të funksionit publik nga data 1 mars deri më 31 mars të çdo viti kalendarik. Zyrtari i lartë publik brenda afatit të paraparë deklaron çdo ndryshim në gjendjen e pasurisë); dhe
Deklarimi pas mbarimit, apo shkarkimit nga funksioni (Pas mbarimit apo shkarkimit nga funksioni, zyrtari i lartë publik ka për obligim të paraqes deklarimin e pasurisë brenda tridhjetë "30" ditëve).