''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1275 - Mundesi Punesimi Sp | AKK

Agjencia

11 January 2010

Konkurs 08.01.2010


Titulli i postit: Zyrtarë i lartë për Pranim/Logjistikë
Organizata: Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit- Departamenti i Administratës 
Divizioni për Shërbime të Përgjithshme
Shifra e postit: DSHA- 4.06 
Koeficienti i postit: 8

Detyrat dhe përgjegjësit:

Zyrtari për logjistikë nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e Drejtorit të Departamenti të Administratës dhe Shefit të Divizionit për Shërbime të Përgjithshme, ushtron përgjegjësitë e mëposhtme: 

• Administron depon e Agjencisë dhe kryen veprimet e nevojshme sipas rregullave në fuqi për hyrjet e daljet dhe ruajtjen e materialeve, pajisjeve etj, duke dokumentuar çdo veprim sipas rregullave të administruara nga Zyra e Buxhetit dhe Financave;
• Mbanë dhe administron inventarin e pajisjeve, mobilieve, mjeteve, e automjeteve të Agjencisë në përputhje me rregullat dhe procedurat përkatëse; 
• Në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë të Agjencisë në përgatitjen e udhëzimit për përdorimin, mirëmbajtjen dhe administrimin e mirë të pajisjeve të Agjencisë për miratim nga Drejtori i Agjencisë; 
• Organizon dhe drejton shërbimet e logjistikes dhe transportit për Agjencinë;
• Kujdeset për mirëmbajtjen dhe sigurinë e objektit të Agjencisë; 
• Kujdeset për sigurimin e shërbimeve (furnizimit me energji elektrike, mirëmbajtje, pastrim, gjenerator dhe të tjera); 
• Bënë raportet në lidhje me hyrjet dhe daljet e mallrave, dhe mbanë dokumentacionin e nevojshëm dhe lidhjet me sektorin e financës sipas rregullave të caktuara; 
• Realizon hyrjet dhe daljet e materialeve dhe të pajisjeve të punës së Agjencisë; 
• Mbështetë të gjitha Departamentet e Agjencisë në organizim të konferencave dhe prezantimeve; 
• Kryen edhe punë të tjera teknike me kërkesën e Drejtorit të Departamentit të Administratës dhe Shefit të Divizionit për Shërbime të Përgjithshme.

Kualifikimet e nevojshme: 

• Kandidati/ja duhet të ketë përgatitje universitare drejtimi ekonomi, drejtësi apo të ngjashme; 
• Kandidati/ja duhet të këtë përvojë punë 
• Kandidati/ja duhet të këtë patentë shoferi.
• Kandidati/ja duhet të jetë në gjendje të punojë nën trysni, të ketë etikë të lartë të punës dhe shkallë të lartë integriteti. 
• Kandidati duhet të jetë i gatshëm ose e gatshme të punojë jashtë orarit nëse është e nevojshme,
• Të jetë banor i përhershëm i Kosovës,
• Njohja e punës me kompjuter Vorld-i, Excell-i , interneti, përpunimi i tekstit dhe përgatitja e raporteve buxhetore e prezantimeve janë të domosdoshme,
• Kërkohet njohuri e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe /ose e gjuhës serbe, ndërsa njohja e gjuhës angleze është përparësi.


INFORMATAT E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Kohëzgjatja e kontratës për të gjitha postet është 3 vjet me periudhë provuese tremujore dhe me mundësi vazhdimi. Agjensioni Kosovar i Kundëkorrupsionit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. 
Politika e punësimit të drejtë të gjitha komuniteteve të Kosovës, do të zbatohet në strukturën e stafit të Agjensionit.
Kandidatët e përzgjedhur do t'i nënshtrohen një testimi me shkrim, në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët të cilët tregojnë rezultatet në testim me shkrim.

PROCEDURA E KONKURIMIT

Formulari për konkurrim mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Agjensionit Kosovarë Kundërkorrupsionit në Prishtinë (rruga”;Bajram Kelmendi”; nr. 31). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me letër motivimin dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvoja e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuara me të dhënat e kërkuara, si dhe me te dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikuar në shtypin ditor.
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit për aplikim nuk do të merren parasysh ndërsa kërkesat e pakompletuara nuk do te shqyrtohen.

Mirëpresim aplikimet e femrave dhe meshkujve nga të gjitha komunitetet e Kosovës. 
Kërkesa mund të dozohet në recepcionin e ndërtesës së Agjensionit Kosovarë Kundërkorrupsionit në Prishtinë (rruga”;Bajram Kelmendi”; nr. 31) ose me postë, si dhe në Zyrën e Personelit nr .09 kati i dytë. Për informata shtesë mundë të telefononi në telefonin: 038 248 563 lok 118.