''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1338 - Mundesi Punesimi Sp | AKK

Agjencia

31 July 2012

KONKURS


Agjencia Kundër Korrupsionit: Kërkon të punësoj në Zyrën e Drejtorit të AKK-së

Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Lartë Ligjor

Kategoria funksionale dhe grada e vendit të punës: keficienti 8 plus shtesa prej137€ 

Numrit të referencës së vendit të punës: ZYR1

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Ofron këshilla ligjore në çështjet që kanë të bëjnë me përgjegjësit e Agjencisë sipas legjislacionit në fuqi;
  • Përfoqëson Agjencinë në organet e drejtësisë sipas autorizimit të dhënë nga Drejtori;
  • Përgatit propozimet për plotësimet dhe ndryshimet e legjislacionit që ka të bëjë me parandalimine korrupsionit;
  • Përgatit draftet e dokumenteve të ndryshme ligjore dhe shkresave tjera që kanë të bëjnë me interpretim të rregullativës ligjore;
  • Merr pjesë në grupe punuese qeveritare për hartimin e legjislacionit që ka të bëjë më parandalimin dhe luftimin e korrupsionit
  • Harton vendime, kontrata, marrëveshje, memorandume, dhe akte tjera juridike të cilat këkohen nga Drejtori i Agjencisë;
  • Bashëpunon me institucionet tjera të nivelit qendror dhe lokal për krijimin e infrastrukturës ligjore nga fushëveprimi i Agjencicë;
  • Kryen edhe punë të tjera të cilat i caktohen nga Shefi i ZMBN-së dhe Drejtori i Agjencisë;


Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:
Pranimi në shërbimin civil në pozicionet e karrierës është i hapur për të gjithë kandidatët.
Shkollimi, aftësia, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:

  • Kandidati duhet të ketë përgatitje universitare juridik
  • Një (1) vite përvojë pune profesionale, përvojë në hartimin dhe interpretimin e legjislacionit;
  • Ai ose ajo duhet të ketë njohuri të mira në lidhje me legjislacionin në fuqi dhe
  • Ai ose ajo duhet të jetë në gjendje të punojë nën trysni, të ketë etikë të lartë të punës dhe shkallë të lartë integriteti.
  • Ai ose ajo duhet të jetë i gatshëm ose e gatshme të punojë jashtë orarit
  • Të jetë banor i përhershëm i Kosovës.
  • Posedimi i patentë shoferi është i dëshirueshëm.
  • Njohja e punës me kompjuter World-i, Excell-i , interneti, përpunimi i tekstit dhe përgatitja e raporteve buxhetore e prezantimeve janë të domosdoshme.
  • Kërkohet njohuri e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe /ose e gjuhës serbe, ndërsa njohja e gjuhës angleze është përparësi.


Zbatimi i parimeve të punës: 
Ligji nr. 03/L- 149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës vlen me këtë rast ndërsa do të ofrohen edhe parimet specifike të punës. 
Kohëzgjatja e emërimit:
Data e mbylljes së konkursit:
 26.07.2012-09.08.02012

Paraqitja e kërkesave:

Formulari për konkurrim mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Agjencia Kundër Korrupsionit në Prishtinë (rruga”Nazim Gafurri” nr. 31). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me letër motivimin dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvoja e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuara me të dhënat e kërkuara, si dhe me te dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
“ Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohen në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi shërbimin civil të Republikës së Kosovës”
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.
Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Në rast të ndonjë pyetje mundë të kontaktoni zyrën e personelit në numrin e telefonit 
038 518 942 ose 10 715