Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1313 - Mundesi Punesimi Sp | AKK

Agjencia

23 February 2012

Konkurs


 

Agjencia Kundër Korrupsionit: Kërkon të punësoj në Departamentin e Parandalimit
Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Lartë për Parandalimin e Konflikti të Interesit dhe Korrupsionit
Kategoria funksionale dhe grada e vendit të punës: 8
Numrit të referencës së vendit të punës: ZYR1

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Identifikon rastet e konfliktit të interesit të zyrtarëve të lartë të përcaktuar sipas nenit 4 të Ligjit Nr. 04/L-051 për parandalimin e konfliktit të interesit;
  • Përgatitë njoftimet për fillimin e procedurës për shqyrtimin e konflikt të interesit;
  • Në rastet e dyshimit të ekzistimit të konfliktit të interesit, paralajmëron zyrtaret e lartë publik se kanë bërë shkelje të dispozitave ligjore.
  • Përgatitë kërkesën e cila i drejtohet institucionit ku zyrtari ushtron funksionin për fillimin e procedurës për shkarkimin nga funksioni;
  • Përgatit njoftime dhe materiale tjera të cilat kanë për qëllim edukimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për të parandaluar dhe luftuar fenomenet korruptive;
  • Përcjell publikimet e operatoreve ekonomik per aktivitetet e tyre ne faqen e internetit te KRPP-se;
  • Përcjell publikimet e medieve për rastet e korruptive qe kane filluar te realizohen;
  • Merr pjese si vëzhgues në komisionet prokurimit të institucioneve aktivitetet e gjate vlerësimit te tenderëve;
  • Ndërmerr te gjitha masat per parandalimin e korrupsionit duke ofruar opinione për ndalimin e tyre;
  • Kryen edhe punë të tjera të cilat i caktohen nga Shefi i divizionit

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

  • Pranimi në shërbimin civil në pozicionet e karrierës është i hapur për të gjithë kandidatët.
  • Shkollimi, aftësia, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:
  • Kandidati duhet të ketë përgatitje universitare juridik 
  • Një (1) vite përvojë pune profesionale, preferohet përvoja në hartimin dhe interpretimin e legjislacionit; 
  • Ai ose ajo duhet të ketë njohuri të mira në lidhje me legjislacionin në fuqi dhe 
  • Ai ose ajo duhet të jetë në gjendje të punojë nën trysni, të ketë etikë të lartë të punës dhe shkallë të lartë integriteti. 
  • Ai ose ajo duhet të jetë i gatshëm ose e gatshme të punojë jashtë orarit
  • Të jetë banor i përhershëm i Kosovës.
  • Posedimi i patentë shoferi është i dëshirueshëm. 
  • Njohja e punës me kompjuter Ëorld-i, Excell-i , interneti, përpunimi i tekstit dhe përgatitja e raporteve buxhetore e prezantimeve janë të domosdoshme. 
  • Kërkohet njohuri e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe /ose e gjuhës serbe, ndërsa njohja e gjuhës angleze është përparësi. 

Zbatimi i parimeve të punës: 
Ligji nr. 03/L- 149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës vlen me këtë rast ndërsa do të ofrohen edhe parimet specifike të punës. 
Kohëzgjatja e emërimit:
Data e mbylljes së konkursit: 24.02.2012-09.03.2012

Paraqitja e kërkesave:

Formulari për konkurrim mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Agjencia Kundër Korrupsionit në Prishtinë (rruga”Nazim Gafurri” nr. 31). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me letër motivimin dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvoja e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuara me të dhënat e kërkuara, si dhe me te dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
“ Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohen në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi shërbimin civil të Republikës së Kosovës”
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.
Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Në rast të ndonjë pyetje mundë të kontaktoni zyrën e personelit në numrin e telefonit 
038 518 942 ose 10 715