''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1229 - Mundesi Punesimi Sp | AKK

Agjencia

11 April 2008

KONKURS 11. 04 2008


Titulli i postit: Udhëheqës i Divizionit për Strategjinë Antikorrupsion, Edukimin e Publikut dhe Trajnimet 

Organizata: Agjensioni Kosovar Kundërkorrupsionit – Departamenti për Strategjinë Antikorrupsion dhe Hetime Administrative

Shifra e postit: DSAHA-2.02
Koeficienti i postit: 9 
Paga: 293 €
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësinë e Shefit të Departamentit për Strategjinë Antikorrupsion dhe Hetime Administrative
Udhëzon dhe mbikëqyr paraqitjen dhe punën e nëpunëseve;
Shërben si Këshilltar i Drejtorit të Agjensionit në çështjen e strategjisë antikorrupsion, Edukimin e Publikut si dhe Trajnimet, çështjet ligjore dhe të politikave në fushën e luftimit dhe të parandalimit të korrupsionit,
Bashkëpunon me Prokurorinë dhe me të gjitha institucionet e tjera për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit, 
Ndërmerr veprimet e nevojshme në funksion të efikasitetit dhe zhvillimit të divizionit,
Kryen edhe punë të tjera të cilat i caktohen nga Shefi i Departamentit për Strategjinë Antikorrupsion dhe Hetime Administrative

Kualifikimet e nevojshme: 

• Kandidati duhet të ketë përgatitje universitare drejtimi i drejtësisë; 

• Dy (2) vite përvojë pune profesionale, 

• Ai ose ajo duhet të ketë njohuri të mira në lidhje me legjislacionin në fuqi dhe 

• Ai ose ajo duhet të jetë në gjendje të punojë nën trysni, të ketë etikë të lartë të punës dhe shkallë të lartë integriteti. 

• Ai ose ajo duhet të jetë i gatshëm ose e gatshme të punojë jashtë orarit nëse është e nevojshme,

• Të jetë banor i përhershëm i Kosovës,

• Posedimi i patent shoferit është i dëshirueshëm,

• Njohja e punës me kompjuter Vorld-i, Excell-i , interneti, përpunimi i tekstit dhe përgatitja e raporteve buxhetore e prezantimeve janë të domosdoshme, 

• Kërkohet njohuri e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe /ose e gjuhës serbe, ndërsa njohja e gjuhës angleze është përparësi.



Titulli i postit: Zyrtar i Lartë për Strategjinë Antikorrupsion

Organizata: Agjensioni Kosovar Kundërkorrupsionit – Departamenti për Strategjinë Antikorrupsion dhe Hetime Administrative

Shifra e postit: DSAHA- 2.05
Koeficienti i postit: 7 
Paga: 228 €
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë

Zyrtari i Lartë për Strategjinë Antikorrupsion nën udhëheqjen e Udhëheqësit të Divizionit dhe nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e përgjithshme të Shefit të Departamentit, ushtron përgjegjësitë e mëposhtme:
Ofrimin e shërbimeve juridike brenda Agjensionit dhe dhënien e këshillave ligjore në çështjet që kanë të bëjnë me strategjinë antikorrupsion si dhe me përgjegjësitë e Agjensionit në tërësi,; 
Përgatitjen e këshillave ligjore lidhur me strategjinë antikorrupsion për Shefat e Departamenteve dhe Drejtorin;
Përfaqësimin e Agjensionit në organet e drejtësisë sipas autorizimit të dhënë nga Drejtori;
Përgatitjen e propozimeve për plotësimet dhe ndryshimet e legjislacionit Kosovar nga pikëpamja e luftës kundër korrupsionit;
Me kërkesën e Shefit të Departamentit merr pjesë edhe në proceduat hetimore dhe në punët e Departamentit në përgjithësi;
Kryen edhe punë të tjera me kërkesën e Udhëheqësit të Divizionit për Strategjin Antikorrupsion, Shefit të Departamentit për Strategjinë Antikorrupsion dhe Hetime Administrative dhe Drejtorit. 

Kualifikimet e nevojshme: 

• Kandidati duhet të ketë përgatitje universitare drejtimi i drejtësisë; 

• Një (1) vit përvojë pune profesionale, 

• Ai ose ajo duhet të ketë njohuri të mira në lidhje me legjislacionin në fuqi, 

• Ai ose ajo duhet të jetë në gjendje të punojë nën trysni, të ketë etikë të lartë të punës dhe shkallë të lartë integriteti, 

• Ai ose ajo duhet të jetë i gatshëm ose e gatshme të punojë jashtë orarit nëse është e nevojshme,

• Të jetë banor i përhershëm i Kosovës,

• Posedimi i patentë shoferit është i dëshirueshëm, 

• Njohja e punës me kompjuter Vorld-i, Excell-i, interneti, përpunimi i tekstit dhe përgatitja e raporteve buxhetore e prezantimeve janë të domosdoshme. 

• Kërkohet njohuri e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe /ose e gjuhës serbe, ndërsa njohja e gjuhës angleze është përparësi. 




Titulli i postit: Zyrtarë i Lartë për Hetime Administrative dhe Çështjeve Ligjore
Organizata: Agjensioni Kosovar Kundërkorrupsionit – Departamenti për Strategjinë Antikorrupsion dhe Hetime Administrative

Shifra e postit: DSAHA-2.09
Koeficienti i postit: 7
Paga: 228 €
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë

Zyrtari i Lartë për Hetime Administrative dhe Çështjeve Ligjore nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Shefit të Departamentit dhe nën udhëheqjen e Udhëheqësit të Divizionit për Hetime, ushtron përgjegjësitë e mëposhtme: 
Kryerjen e hetimeve administrative për rastet e korrupsionit publik dhe privat,
Mbledhjen e informacionit të nevojshëm për hetimet administrative të korrupsionit dhe përgatitjen e Propozim-Vendimit për fillimin e hetimeve administrative apo për mbylljen e rastit të caktuar dhe procedimin e tij te Shefi i Departamentit për Hetime, 
Përgatit Raportin për përfundimin e hetimit administrativ të korrupsionit si dhe rekomandimin për hapat e mëtutjeshëm dhe procedimin e tij te Shefi i Departamentit për Hetime, 
Përgatitjen e raporteve të ndryshme për punën e Departamentit për Hetime,
Kryen edhe punë të tjera me kërkesën e Shefit të Departamentit, Udhëheqësit të Divizionit si dhe të Drejtorit të Agjensionit.

Kualifikimet e nevojshme: 

• Kandidati duhet të ketë përgatitje universitare drejtimi i drejtësisë; 

• Një (1) vite përvojë pune profesionale, 

• Ai ose ajo duhet të ketë njohuri të mira në lidhje me legjislacionin në fuqi dhe 

• Ai ose ajo duhet të jetë në gjendje të punojë nën trysni, të ketë etikë të lartë të punës dhe shkallë të lartë integriteti. 

• Ai ose ajo duhet të jetë i gatshëm ose e gatshme të punojë jashtë orarit nëse është e nevojshme,

• Të jetë banor i përhershëm i Kosovës,

• Posedimi i patentë shoferit është i dëshirueshëm, 

• Njohja e punës me kompjuter Vorld-i, Excell-i , interneti, përpunimi i tekstit dhe përgatitja e raporteve buxhetore e prezantimeve janë të domosdoshme,

• Kërkohet njohuri e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe /ose e gjuhës serbe, ndërsa njohja e gjuhës angleze është përparësi. 

 


INFORMATAT E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Kohëzgjatja e kontratës për të gjitha postet është 3 vjet me periudhë provuese tremujore dhe me mundësi vazhdimi 
Agjensioni Kosovar i Kundëkorrupsionit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e punësimit të drejtë të gjitha komuniteteve të Kosovës, do të zbatohet në strukturën e stafit të Agjensionit.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

PROCEDURA E KONKURIMIT

Formulari për konkurrim mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Agjensionit Kosovarë Kundërkorrupsionit në Prishtinë (rruga”;Bajram Kelmendi”; nr. 31). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me letër motivimin dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvoja e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuara me të dhënat e kërkuara, si dhe me te dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikuar në shtypin ditor.
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit për aplikim nuk do të merren parasysh ndërsa kërkesat e pakompletuara nuk do te shqyrtohen.
Mirëpresim aplikimet e femrave dhe meshkujve nga të gjitha komunitetet e Kosovës. 

Kërkesa mund të dozohet në recepcionin e ndërtesës së Agjensionit Kosovarë Kundërkorrupsionit në Prishtinë (rruga”;Bajram Kelmendi”; nr. 31) ose me postë, si dhe në Zyrën e Personelit nr .09 kati i dytë. Për informata shtesë mundë të telefononi në telefonin: 038 248 563 lok 118.


Shkarko aplikacionin