Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1218 - Mundesi Punesimi Sp | AKK

Agjencia

17 March 2008

KONKURS 17.03 2008


Titulli i postit: Zyrtarë i Lartë për Buxhet dhe Financa

Organizata: Agjensioni Kosovar Kundërkorrupsionit- Departamenti për Shërbime Administrative

Divizioni për Shërbime të Përgjithahme

Shifra e postit: DSHA- 4.05

Koeficienti i postit: 7

Paga: 228 €

Detyrat dhe përgjegjësit:

Zyrtari i Lartë për Buxhet dhe Financa nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Divizionit për Shërbime të Përgjithshme, ushtron përgjegjësitë e mëposhtme:

  • Raportimin financiar dhe të buxhetit duke përfshirë hartimin e raporteve financiare siç kërkohet me Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë dhe në pajtim me rregullat financiare të Thesarit;
  • Mbajtja e llogarive të plota dhe të sakta të të gjitha transaksioneve financiare;
  • Siguron plotësimin e të gjitha obligimeve të organizatës buxhetore, duke përfshirë këtu pagesën me kohë të të gjitha faturave për realizimin e procedurave të prokurimit dhe pagesave të tjera në emër të Agjensionit,
  • Vendosjen e sistemit informativ dhe procedurave për të monitoruar secilin proces të shpenzimeve (nga inicimi deri te pagesa e faturave) dhe koordinimi i kalimit të urdhrave për zotim e pagesë dhe të dokumenteve të tjera nga zyrtarët autorizues, te Zyrtari i Lartë për Prokurim, certifikuesi dhe deri te Departamenti i Thesarit (në rastet kur kërkohet),
  • Siguron se organizata buxhetore do të respektojë të gjitha qarkoret e buxhetit dhe udhëzimet administrative lidhur me hartimin dhe ekzekutimin e buxhetit dhe informimin e Drejtorit për veprimet që kërkohen për ta përgatitur buxhetin;
  • Hartimi dhe dorëzimi i projekt-buxhetit të propozuar të organizatës buxhetore dhe kërkesat për ndarje buxhetore;
  • Kryen edhe detyra të tjera në pajtim me Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë dhe në pajtim me rregullat financiare të Thesarit dhe detyra të tjera me kërkesën e Shefit të Departamentit për Shërbime Administrative dhe Udhëheqësit të Divizionit për Shërbime të Përgjithshme.

Kualifikimet e nevojshme:

  • Kandidati duhet të ketë përgatitje universitare drejtimi në ekonomi, financa, biznes apo të ngjashme ;
  • Një (1) vite përvojë pune në profesion.
  • Kandidati duhet të ketë njohuri të mira në lidhje me buxhetin dhe financat, dhe të parimeve buxhetore.
  • Kandidati duhet të ketë njohuri të mira në lidhje me legjislacionin në fuqi dhe
  • Kandidati duhet të jetë në gjendje të punojë nën trysni, të ketë etikë të lartë të punës dhe shkallë të lartë integriteti.
  • gatshme të punojë jashtë orarit nëse është e nevojshme,
  • Kandidati duhet të jetë i gatshëm ose e Të jetë banor i përhershëm i Kosovës,
  • Posedimi i patentë shoferit është i dëshirueshëm,
  • Njohja e punës me kompjuter Vorld-i, Excell-i , interneti, përpunimi i tekstit dhe përgatitja e raporteve buxhetore e prezantimeve janë të domosdoshme,
  • Kërkohet njohuri e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe /ose e gjuhës serbe, ndërsa njohja e gjuhës angleze është përparësi.

Titulli i postit: Shofer/Korrier - Zyra e Drejtorit të Agjensionit Kosovar

Organizata: Agjensioni Kosovar Kundërkorrupsionithërbime të Përgjithshme

Divizioni për SShifra e postit: DSHA-4.06

Koeficienti i postit: 6

Paga: 195 €

Detyrat dhe përgjegjësit:

Shoferi/Korrieri nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e Drejtorit të Agjensionit Kosovar Kundërkorrupsionit dhe Udhëheqësit të Divizionit për Shërbime të Përgjithshme, ushtron përgjegjësitë e mëposhtme:

  • Bën vozitjen e automjetit gjatë udhëtimeve të Drejtorit dhe zyrtarëve të Agjensionit Kosovar Kundërkorrupsionit.
  • Ndërmerr veprimet e nevojshme për mirëmbajtjen e mjeteve të transportit, regjistrimin e tyre, dërgimin e tyre për kontrollim teknik si dhe realizimin e pagesave të nevojshme te organet kompetente për shërbimet e transportit;
  • Ofrimin e shërbimeve të logjistikës;
  • Regjistrimin dhe pranimin e mallrave dhe mirëmbajtjen e depos;
  • Ofrimin e shërbimeve të ndryshme teknike në mirëmbajtjen e pajisjeve dhe inventarit;
  • Kryen edhe punë të tjera teknike me kërkesën e Drejtorit të Agjensionit Kosovar Kundërkorrupsionit dhe Udhëheqësit të Divizionit për Shërbime të Përgjithshme.

Kualifikimet e nevojshme:

  • Diploma e shkollës së mesme;
  • Kandidati duhet të këtë patentë shoferi kategorinë B.
  • Tri (3) vite përvojë punë si vozitës.
  • Kandidati/ja duhet të këtë njohuri mbi rregullat e vozitjes, shkathtësi për riparime të vogla të automjetit.
  • Trajnime në lëmin e sigurisë dhe përgatitje fizike,
  • Përparësi personat që kanë përvojë në sigurinë e afërt.
  • Kandidati duhet të jetë në gjendje të punojë nën trysni, të ketë etikë të lartë të punës dhe shkallë të lartë integriteti.
  • Kandidati duhet të jetë i gatshëm ose e gatshme të punojë jashtë orarit nëse është e nevojshme,
  • Të jetë banor i përhershëm i Kosovës,
  • Njohja e punës me kompjuter Vorld-i, Excell-i , interneti, përpunimi i tekstit dhe përgatitja e raporteve buxhetore e prezantimeve janë të domosdoshme,
  • Kërkohet njohuri e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe /ose e gjuhës serbe, ndërsa njohja e gjuhës angleze është përparësi.

Informatat e përgjithshme për të gjithë kandidatët

Kohëzgjatja e kontratës për të gjitha postet është 3 vjet me periudhë provuese tremujore dhe me mundësi vazhdimi Agjensioni Kosovar i Kundëkorrupsionit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave.

Politika e punësimit të drejtë të gjitha komuniteteve të Kosovës, do të zbatohet në strukturën e stafit të Agjensionit.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen intervistimit.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

Procedura e konkurimit

Formulari për konkurrim mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Agjensionit Kosovarë Kundërkorrupsionit në Prishtinë (rruga”;Bajram Kelmendi”; nr. 31).

Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me letër motivimin dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvoja e punës dhe dy referenca.

Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuara me të dhënat e kërkuara, si dhe me te dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikuar në shtypin ditor.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit për aplikim nuk do të merren parasysh ndërsa kërkesat e pakompletuara nuk do te shqyrtohen.

Mirëpresim aplikimet e femrave dhe meshkujve nga të gjitha komunitetet e Kosovës.

Kërkesa mund të dozohet në recepcionin e ndërtesës së Agjensionit Kosovarë Kundërkorrupsionit në Prishtinë (rruga”;Bajram Kelmendi”; nr. 31) ose me postë, si dhe në Zyrën e Personelit nr .09 kati i dytë. Për informata shtesë mundë të telefononi në telefonin: 038 248 563 lok 118.

 

 

Shkarko Formularin për aplikim