- Baza ligjore në të cilën e AKK e mbështet punën e vet për parandalimin e konfliktit të interesit është Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik nr.02/L-133 i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës në nëntor 2007 si dhe me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-133 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit ne Ushtrimin e Funksionit Publik, nr. 03/L-155.AKK për parandalimin e konfliktit të interesit ka zhvilluar aktivitetin e vet që për qëllim ka pas identifikimin, shqyrtimin, analizën, paralajmërimin dhe shmangien e rasteve të konfliktit të interesit.
- AKK për parandalimin e konfliktit të interesit shfrytëzon të gjitha burimet e mundshme si formularët e deklarimit, mediat dhe burime tjera që mund të na shërbejnë për identifikimin e konfliktit të interesit.
- Rastet e identifikuara si konflikte të mundshme të interesit janë trajtuar duke mbledhur të gjitha informatat e nevojshme lidhur me rastet përkatëse dhe duke bashkëpunuar me institucionet tjera të Republikës së Kosovës për grumbullimin e informatave lidhur me rastet e veçanta.
- Kur AKK-ja ka vërtetuar faktet për ekzistimin e konfliktit të interesit, njofton me shkrim personat zyrtar se hetohen për gjendjen e konfliktit të interesit dhe konform ligjit proceduar është e mbyllur për publikun dhe zyrtareve në fjalë u është dhënë mundësia që të sjellin argumentet e veta për të dëshmuar të kundërtën.
- Për vitin 2009 AKK-ja, ka evidentuar gjithsej 47 raste të konfliktit të mundshëm të interesit. Në 15 raste janë bërë shkresa paralajmëruese për ekzistimin e konfliktit të interesit dhe është kërkuar nga zyrtarët ballafaqimi i fakteve, 27 raste, pas fazës se dyshimit për konflikt interesi dhe shqyrtimit të më vonshëm nga AKK, kanë rezultuar se nuk kanë elementë të konfliktit të interesit dhe janë mbyllur.
- Gjithashtu, gjatë vitit 2009 është vërejtur një bashkëpunim më i madh me institucionet e Kosovës. AKK-ja në 5 raste ka marrë shkresa zyrtare ku është kërkuar opinioni i AKK-së për vlerësimin e situatës së mundshme të konfliktit të interesit.
- Pas mbledhjes se fakteve te nevojshme kemi nxjerr opinione lidhur me rastet e lartcekura ku e kemi informuar institucionet përkatëse per qëndrimin tonë, ndërsa institucionet kane kanë vepruar duke u bazuar ne opinionin e AKK-së
Procedura për shqyrtimin e Konfliktit të Interesit fillon si më poshtë
- Sipas detyrës zyrtare nga Agjencia kundër Korrupsionit,
- Me kërkesën e udhëheqësit mbikëqyrës apo organit mbikëqyrës
- Me kërkesën e vet zyrtarit
- Në bazë të lajmërimit të ndonjë personi tjetër apo lajmërimit anonim.