Korrupsioni mbaron me ndihmen tuaj

0800 10800 thirrjet jane pa pagese, konfidenciale dhe te besueshme

Mundësi punësimi

28 Dhjetor 2016

Konkurs per vendin e punes- Asistent/e Ekzekutiv/Angazhim i perkoheshem

 

Në mbështetje të nenit 12 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës si dhe të nenit 15 të Rregullores nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Agjencia Kundër Korrupsionit, shpallë:

K O N K U R S

Për angazhim të përkohshëm

Agjencia Kundër Korrupsionit: Kërkon të punësojë në Zyrën e Drejtorit të Agjencisë

Titulli i vendit të punës: 1 (Një) pozitë - Asistent ekzekutiv

Kategoria funksionale dhe grada e vendit të punës: Koeficienti 7, si dhe Shtesa prej 187 Euro

Numrit të referencës së vendit të punës: Asistent Ekzekutiv - AD/130 / JP00020150

Kohëzgjatja e angazhimit: Me afat të caktuar, pozitë jo e karrierës, zëvendësim i zyrtares e cila është në pushim pa pagesë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

· Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike përfshirë postën zyrtare, telefonatat, skanimin, faksimi dhe kopjimin e dokumenteve, plotësimin e raporteve të shpenzimeve , si dhe hartimin e dokumenteve për takime të ndryshme;

· Komunikon direkt, dhe në emër të mbikëqyrësit me njësit organizative brenda institucionit për çështjet e iniciuara nga mbikëqyrësi;

· Përgatitë dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korrespondencën, raportet,      memorandumet dhe e-malit për mbikëqyrësin;

· Pranon dhe shpërndan korrespondencën për mbikëqyrësin dhe kujdeset për mbarëvajtjen e saj;

· Ruan dhe mirëmban sistemin elektronik dhe kopjet fizike të dokumenteve dhe dosjeve të zyrës së mbikëqyrësit;

· Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për mbikëqyrësin si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik;

· Ndihmon mbikëqyrësin në caktimin dhe koordinimin e takimeve të ndryshme dhe të merr pjesë në takime nëse është e nevojshme;

· Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Pranimi në Shërbimin civil në pozitat e jo - karrierës është i hapur për të gjithë kandidatët e jashtëm si dhe për nëpunësit civil aktual.

Shkollimi, aftësia, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:

1. Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të njohur teknike ose administrative;

2. Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;

3. Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;

4. Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;

5. Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

6. Arsimim Bachelor, trajnim përkatës dhe së paku katër (4) vite përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative.

Zbatimi i parimeve të punës:

Ligji nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës vlen me këtë rast ndërsa do të ofrohen edhe parimet specifike të punës.

Kohëzgjatja e angazhimit: Me afat të caktuar, pozitë jo e karrierës, zëvendësim i zyrtares e cila është në pushim pa pagesë.

Paraqitja e aplikacioneve: 29.12.2016 - 12.01.2017. Pranimi i aplikacioneve bëhet çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në orën 12:00 dhe nga 13:00 deri në 16:00.

Formulari për aplikim mund të shkarkohet në webfaqen e Agjencisë www.akk-ks.org ose të merret në recepcionin e ndërtesës së Agjencisë kundër Korrupsionit në Prishtinë (Rr. “Nazim Gafurri” nr. 31). Formulari zyrtar i aplikimit duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet në vijim:

· Letër Motivimin;

· Dëshmitë për kualifikimin shkollor;

· Specializimin, kurset e ndjekura;

· Dëshmitë për përvojën e punës si dhe dy referenca.

Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuara me të dhënat e kërkuara, si dhe me te dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.

“Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e Shërbimit civil të Administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohen në nenin 11 (3) të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e pakompletuara refuzohen. Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Në rast të ndonjë pyetje mund të kontaktoni Zyrën e Personelit në numrin e telefonit 038 - 518 942, Lokali: 10 715.

 

Shkarko Aplikacionin si PDF