Korrupsioni mbaron me ndihmen tuaj

0800 10800 thirrjet jane pa pagese, konfidenciale dhe te besueshme

Lajmet

21 Qershor 2017

TËRHIQET SHORTI PËR ZYRTARËT QË I NËNSHTROHEN KONTROLLIT TË PLOTË TË PASURISË SË DEKLARUAR

Prishtinë, 21 qershor 2017 - Sot në ambientet e Agjencisë Kundër Korrupsionit është bërë
tërheqja e shortit për zyrtarët e lartë publik që do t'i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë
së deklaruar. Sipas shortit, formularët e 886  zyrtarëve do t'i nënshtrohen kontrollit të plotë të
pasurisë nga ana e Agjencisë.
Kontrolli i plotë i pasurisë së deklaruar bëhet në përputhje me Ligji nr. 04/L-228 për Ndryshimin
dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të
Zyrtarëve të Lartë Publik, sipas dispozitave të të cilit, kontrollit të plotë i nënshtrohen 20% e
zyrtarëve që janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre.
Tërheqja e shortit është bërë në prani dhe me pjesëmarrje të mediave përmes një procesi të
hapur dhe transparent. Procedura e nxjerrjes së listës për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve
të lartë publik është zhvilluar duke përdorur dy vazo - në njërën vazo janë vendosur nëntë fleta të
palosura të cilat janë tërhequr nga përfaqësuesit e mediave. Vetëm njëra fletëpalosje  ka pasur
mbishkrimin, "Përzgjedhësi", kurse të tjerat kanë qenë të zbrazëta. Njëri nga gazetarët  tërhoqi
fletëpalosjen me mbishkrimin "përzgjedhësi"  dhe, sipas procedurës, tërhoqi  një numër nga vazoja e
dytë ku ishin po ashtu të vendosur numrat nga 1 deri në 9  fletëpalosje. Numri i përzgjedhur ishte 2
dhe për të arritur 20%-shin e listës totale ky numër është rritur për 5 (pesë) deri në fund të listës
(2, 7, 12, 17, ...)


Përkundër kësaj liste të dalë nga shorti publik, Agjencia ka të drejtë që të bëjë kontrollin e plotë të
pasurisë edhe zyrtarëve të tjerë që nuk janë përzgjedhur nga shorti. Duke u përgjigjur në pyetjet e
mediave, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit z. Shaip Havolli ka theksuar se Agjencia këtë
mund ta bëjë sipas detyrës zyrtare apo me kërkesë të publikut apo personave të tjerë të interesuar,
në rastet kur ekzistojnë dyshime të bazuara në saktësinë dhe korrektësinë e deklarimeve.
Në linqet më poshtë mund të gjeni listën e plotë të zyrtarëve që janë të obliguar të deklarojnë
pasurinë e tyre si dhe listën e zyrtarëve që do t'i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nsë
deklaruar.

Per te shkarkuar  Listën për kontroll të plotë të deklarimeve të pasurisë  kliko këtu

Per te shkarkuar Listën e deklarimeve të vitit 2017 kliko këtu