Korrupsioni mbaron me ndihmen tuaj

0800 10800 thirrjet jane pa pagese, konfidenciale dhe te besueshme

Lajmet

12 Mars 2018

STATUSI I PROCESIT TË DEKLARIMIT TË RREGULLT TË PASURISË - 9 MARS 2018

Në nëntë ditët e para të afatit ligjor për deklarimin e rregullt të pasurisë, formularët e deklarimit në Agjencinë Kundër Korrupsionit i kanë dorëzuar 225 nga gjithsejtë 4774 mbajtës të posteve të larta publike që janë të obliguar të deklarojnë pasurinë. (1314 zyrtarë të lartë që rishtazi kanë marrë detyrën në funksionet publike tashmë kanë dorëzuar formularët e deklarimit të pasurisë gjatë periudhës 1 janar – 28 shkurt 2018).

Deri në fund të afatit për deklarimin e rregullt të pasurisë (e premte, 30 mars) kanë mbetur edhe 21 ditë.

Agjencia Kundër Korrupsionit i bën thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë që të sjellin formularët e deklarimit të pasurisë në përputhje me afatet ligjore. Zyrtarët e Agjencisë do të jenë në dispozicion të të gjithë zyrtarëve në mënyrë që procesi i deklarimit të pasurisë të kryhet me sukses.

Me këtë rast, Agjencia Kundër Korrupsionit njofton të gjithë zyrtarët e lartë që kanë deklaruar pasurinë me marrjen e detyrës në funksion publik nga 1 janari e më këtej, se nuk u kërkohet që ta deklarojnë përsëri.

Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik kryhet në përputhje me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtarë.