Korrupsioni mbaron me ndihmen tuaj

0800 10800 thirrjet jane pa pagese, konfidenciale dhe te besueshme

Lajmet

26 Janar 2018

Nxënësit e shkollës ‘Hoxhë Kadri Prishtina’ për vizitë në Agjencinë Kundër Korrupsionit

Përgjatë kësaj jave Agjencia Kundër Korrupsionit ka hapur dyert për rreth 150 nxënës të Shkollës së Mesme “Hoxhë Kadri Prishtina”, të cilët kanë pasur mundësinë të njihen me mënyrën e funksionimit të Agjencisë dhe jenë pjesë e ligjëratave mbi fushë veprimtarinë dhe punën e saj.

Stafi drejtues dhe zyrtarë të Agjencisë kanë informuar grupet e nxënësve mbi misionin, mandatin, rolin dhe përgjegjësitë e Agjencisë Kundër Korrupsionit, praktikat dhe procedurat e punës në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, mekanizmit ekzistues dhe aspektet e bashkëpunimit me qytetarë dhe bashkërendimit të veprimeve me organizata dhe institucionet tjera. Nxënësit janë shoqëruar që t’i vizitojnë edhe ambientet e punës së zyrtarëve të Agjencisë.

Gjatë seancave të pyetjeve për udhëheqësit e Agjencisë, nxënësit kanë shfaqur interesim për tema të ndryshme që ndërlidhen me korrupsionin si dhe për burimet njerëzore të Agjencisë për të trajtuar me efikasitet të gjitha rastet e dyshuara të korrupsionit.

Vizita e nxënësve të Shkollës së Mesme “Hoxhë Kadri Prishtina” është realizuar në vazhdën e aktiviteteve të Agjencisë Kundër Korrupsionit për zgjerimin e partneritetit me institucionet arsimore që kanë për synim rritjen reciproke të standardeve profesionale përmes një bashkëpunimi të strukturuar.