Korrupsioni mbaron me ndihmen tuaj

0800 10800 thirrjet jane pa pagese, konfidenciale dhe te besueshme

Lajmet

28 Shkurt 2018

Nesër fillon procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

Prishtinë, e mërkurë, 28 shkurt 2018 – Nesër fillon zyrtarisht procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, të cilët në përputhje me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtarë janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Në njoftimin dërguar të gjithë zyrtarëve publik, Drejtori i Agjencisë z. Shaip Havolli u ka bërë atyre thirrje që, në përputhje me afatet ligjore, të plotësojnë dhe dorëzojnë formularët e deklarimit të pasurisë dhe ka shprehur zotimin se Agjencia Kundër Korrupsionit është e hapur për të bashkëpunuar me të gjithë zyrtarët në fjalë në mënyrë që procesi njëmujor i deklarimit të pasurisë të përfundoj me sukses.

Sipas depozitave ligjore, deklarimi i rregullt i pasurisë fillon nga data 1 mars dhe mbyllet më 31 mars. Deklarimit të pasurisë i nënshtrohen të gjithë zyrtarët e lartë publik, me përjashtim të atyre që kanë deklaruar pasurinë me rastin e marrjes së detyrës pas datës 1 janar të këtij viti. Mos deklarimi apo deklarimi i rrejshëm i pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik përbën vepër penale që sanksionohet me dispozitat e Kodit Penal (neni 437 Pikat 1 dhe 2).

Për më shumë informacionin mbi procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publik, Shkarko udhëzuesin praktik nga fusha e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit:
http://www.akk-ks.org/repository/docs/udhezimi%20shqip%20finale%20(4).pdf

Për informata më të detajuara rreth subjektet deklaruese dhe listën e zyrtarëve apo të shkarkuar formularët për deklarimin e pasurisë, vizitoni ueb faqen zyrtare të AKK-së:
http://www.akk-ks.org/sq/deklarimet#indexmain.