Korrupsioni mbaron me ndihmen tuaj

0800 10800 thirrjet jane pa pagese, konfidenciale dhe te besueshme

Lajmet

28 Qershor 2018

Ftesë për media dhe Organizatat e shoqërisë civile

Prishtinë, 28 qershor 2018 - Agjencia kundër Korrupsionit fton të gjitha mediat dhe organizatat e shoqërisë civile që të marrin pjesë në ceremoninë e hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Bazuar në Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar, nga ana e Agjencisë do ti nënshtrohen 20% e numrit të përgjithshëm të listës së zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë e rregullt vjetore.

Por kjo nuk e nënkupton se Agjencia nuk do të merret me pjesën tjetër të listës së zyrtarëve publik aty ku ka mos përputhje konform ligjit.9

Ceremonia e hedhjes së shortit organizohet në objektet e Agjencisë nesër (e premte) me datë 29 qershor 2018 dhe fillon në ora 11:00

Agjencia kundër Korrupsionit gjendet në rrugën" Nazim Gafurri" Nr. 31 Prishtinë.