Korrupsioni mbaron me ndihmen tuaj

0800 10800 thirrjet jane pa pagese, konfidenciale dhe te besueshme

Lajmet

19 Shtator 2017

Drejtori Havolli pret Këshilltaren Ligjore të Ambasadës Amerikane në Kosovë

Prishtinë, 19 shtator 2017 – Drejtori i  Agjencisë Kundër Korrupsionit,  z. Shaip Havolli priti sot Këshilltaren Ligjore të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, znj. Michelle Lakomy.

Në këtë takim z. Havolli e njoftoi znj. Lakomy mbi punën që po bën Agjencia Kundër Korrupsionit, të arriturat e saj dhe prioritetet për ndërtimin e një mekanizmi efikas në luftimin e korrupsionit. Z. Havolli falënderoi znj. Lakomy për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të Shteteve të Bashkuara, Ambasadës Amerikane në Prishtinë, në sundimin e ligjit, në krijimin e një klime anti-korrupsion dhe në fuqizimin e rolit të Agjencisë dhe shoqërisë civile në përpjekjet e përbashkëta kundër korrupsionit.