Korrupsioni mbaron me ndihmen tuaj

0800 10800 thirrjet jane pa pagese, konfidenciale dhe te besueshme

Lajmet

23 Gusht 2018

Austria konfirmon përkrahjen në luftimin e korrupsionit në Kosovë

Prishtinë, 22 gusht 2017 – Drejtori i  Agjencisë Kundër Korrupsionit,  z. Shaip Havolli priti sot në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Shkëlqesinë e tij z. Gernot Pfandler.

Gjatë këtij takimi z. Havolli e njoftoi z. Pfandler për mandatin dhe kompetencat e Agjencisë Kundër Korrupsionit si dhe për punën që ky institucion bënë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë. Z. Havolli ka falënderuar z. Pfandler për mbështetjen e shtetit të Austrisë për Agjencisë Austriake për Zhvillim (Austrian Development Agency) në përpjekjet e përbashkëta për krijimin e një klime anti-korrupsion dhe në fuqizimin e rolit të Agjencisë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

Nga ana e tij z. Pfandler ka garantuar z. Havollin për mbështetjen Agjencisë në luftimin e korrupsionit dhe ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit për aktivitetet që kanë për qëllim zbatimin efikas të politikave kundër korrupsionit.